Fotografitë e javës
Sorrat duke fluturuar mbi deponinë masive të mbeturinave në Mirash, Kosovë.
Protesta në Beograd pas aksidentit në stacionin hekurudhor në qytetin e Novi Sadit, për të cilin ata fajësojnë autoritetet për neglizhencë dhe korrupsion. Katërmbëdhjetë persona humbën jetën në këtë tragjedi.
Faheem duke peshkuar ndërsa në sfond shihet ura mbi lumin Ravi, mes mjegullës në Lahore, Pakistan.
Një klerik fetar ushtarak kryen një shërbim ortodoks për rekrutët e rinj të Brigadës së 24-të të Veçantë të Mekanizuar të forcave të armatosura ukrainase para misionit të tyre të parë luftarak, Çasiv Jar, rajoni i Donjeckut.
Një zog i llojit Sitta europaea duke fluturuar ngat një barishteje në Csobanka, Hungari.
Një pamje nga lart e protestestës masive pas aksidentit vdekjeprurës në stacionin hekurudhor në Novi Sad.
Presidenti i Kazakistanit, Qasym-Zhomart Tokaev, mbërrin me aeroplan në aeroportin Orly, jashtë Parisit, më 4 nëntor, ku ishte për një vizitë shtetërore dy-ditore në Francë.
Një banor duke ngarë biçikletën në qytetin Pokrovsk, rajoni i Donjeckut.
Ekipet e shpëtimit duke punuar te një ndërtesë banimi që u godit nga sulmet ruse në Harkiv, Ukrainë.
Një burrë iranian duke lexuar gazetën e përditshme, Hamshahri, që përshkruan një imazh të Trumpit të veshur me rroba të burgosurish, jashtë një kioske në Teheran.
Kalorësit pakistanezë gjatë një gare kuajsh në Peshavar, Pakistan.
Dy gra dolën para Panteonit në Paris me pankarta në mbështetje të studentes iraniane e cila u zhvesh vetëm në të brendshme në një universitet të Teheranit për të protestuar ndaj kodit të rreptë të veshjes islame në Iran.