Një javë nëpër fotografi

Një anëtar i forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR) shikon përmes perdes gjatë ceremonisë së ndërrimit të komandës në Shtabin e Misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, në Prishtinë, më 11 tetor 2024.

Papuçe për fëmijë të thurura me shtiza ose me grep. Dhjetëra banorë të Janjevës ekspozuan produkte të ndryshme bujqësore dhe artizanale në panairin e produkteve tradicionale “Mirëserdhët në Janjevë”.
 

Dritat e Veriut ndriçojnë qiellin pranë një instalacioni artistik në fshatin Nikola Lenivets në rajonin Kaluga të Rusisë.

Një shitës afgan duke qethur një dele derisa pret blerës në një treg bagëtish në periferi të Mazar-e Sharifit në provincën Balkh.

Banorët vendas qëndrojnë ulur në një ulëse pranë trupit të një gruaje të vrarë gjatë një sulmi ajror rus në Harkiv.

Procesi i përpunimit të rrushit të thatë në Kandahar, Afganistan.

Banorët qëndrojnë në ballkonet e një ndërtese të dëmtuar nga një sulm rus me dron në qytetin Çornomorsk në rajonin Odesës në Ukrainë.

Një burrë përdor telefonin e tij celular pranë Kishës së Nënës së Zotit, një agim me mjegull në fshatin Osenevo në rajonin Jaroslavl të Rusisë.

Fshati Donja Jabllanicë më 7 tetor, pas përmbytjeve shkatërruese dhe rrëshqitjeve të dheut si pasojë e reshjeve të rrëmbyeshme të shiut në Bosnjë e Hercegovinë.

Një mbështetës i partisë së ish-kryeministrit pakistanez të burgosur, Imran Khan, Pakistan Tehrik-e Insaf, hedh një bombolë gazi lotsjellës gjatë një tubimi antiqeveritar në Islamabad më 5 tetor.

Ushtarët ukrainas inspektojnë vendin ku u rrëzua një avion luftarak rus në Kostiantynivka, rajoni i Donjeckut, Ukrainë.
 

Një iranian kalon me një motoçikletë pranë afisheve reklamuese në sheshin Enqelab në Teheran.

Në përvjetorin e sulmit, njerëzit vizitojnë vendin e festivalit muzikor Nova, ku qindra pjesëmarrës u vranë dhe u rrëmbyen nga Hamasi - grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe BE-ja - dhe u dërguan në Gazë, pranë Kibbutz Reim, në jug të Izraelit.
 

Një grua shikon automjetet e djegura në sulmin e 7 tetorit 2023 nga Hamasi jashtë qytetit Netivot, në jug të Izraelit.
 

Një grua qëndron jashtë shtëpisë së saj, e cila u shkatërrua nga një sulm ajror rus në Zaporizhja, Ukrainë.

Afganët duke bërë tharjen e rrushit me teknika të vjetra, në Kandahar.

Një imazh satelitor shfaq zjarrin dhe tymin që del nga një depo nafte në Feodosia, Krime, Ukrainë.
 

Një ushtar ukrainas duke pushuar në një strehimore në një vijë fronti pranë qytetit Pokrovsk, Ukrainë.

Një vajzë viziton një instalacion audiovizual "Fusha e pasqyrave" me Pemët simbolike të Jetës para një lutjeje në kujtim të viktimave të Holokaustit në prag të festës fetare hebreje Yom Kippur në Babyn Yar në Kiev.