Fotografitë e javës
Liqeni i Komanit në veri të Shqipërisë është shndërruar në një atraksion turistik viteve të fundit, por bukuria e tij është duke u rrezikuar vazhdimisht nga mbeturinat e shumta që shihen në sipërfaqe.
Një pjesëmarrës i lojës "Lelo Burti"(Topi ne fushe) i mbuluar me baltë në rajonin Guria të Gjeorgjisë gjatë festimeve të Pashkëve Ortodokse. Loja brutale popullore nuk ka kufi në numrin e pjesëmarrësve dhe kohën e ndeshjes.
Ekipet ukrainase të shpëtimit duke punuar për të shuar zjarrin në vendin e një sulmi rus me raketa gjatë natës mbi shtëpitë private në Harkiv, më 10 maj.
Personeli i sigurisë i partisë politike islamike Jamiat Ulema-e-Islam JUI bisedon gjatë një proteste kundër mashtrimit të supozuar në zgjedhjet e përgjithshme, në Peshavar, Pakistan.
Një protestues tibetian përdor një megafon ndërsa oficerët e policisë ndajnë protestuesit tibetianë dhe mbështetësit kinezë gjatë vizitës tre-ditore të presidentit kinez Xi Jinping në Budapest më 9 maj.
Ekipet ukrainase të shpëtimit punojnë për të shuar zjarrin në një shtëpi që po digjej si pasojë e sulmeve ruse me raketa në Harkiv, Ukrainë.
Një veteran vendos lule në Flakën e Përjetshme në Kompleksin Memorial të Përjetësisë gjatë një ceremonie përkujtimore për të shënuar Ditën e 79-të të Fitores në Kishinau, Moldavi. Ish-Republikat Sovjetike festojnë fitoren ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore më 9 maj.
Aktivistët ukrainas duke protestuar derisa ambasadori rus në Poloni, Sergei Andreev, vendosi një kurorë në mauzoleumin e luftës së ushtarëve sovjetikë në Varshavë më 9 maj.
Njerëzit marrin pjesë në përkujtimin e Ditës së Fitores së Luftës së Dytë Botërore në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, më 9 maj.
Dhjetëra mijëra armenë u mblodhën në qendër të Jerevanit më 9 maj mes thirrjeve të një kryepeshkopi armen për kryeministrin Nikol Pashinian dhe qeverinë e tij për të dhënë dorëheqjen lidhur me një marrëveshje demarkacioni me Azerbajxhanin.
Fëmijët duke luajtur në një rrugë afër Çarshisë së Vjetër të Shkupit në Maqedoninë e Veriut.
Një grua prek një fotografi të një ushtari ukrainas në Murin e Kujtimit për trupat e vrarë gjatë luftës me forcat pushtuese ruse, në Katedralen e Shën Michael në Kiev.
Një grua afgane mban një fëmijë teksa ecën përgjatë një rruge në periferi të Kandaharit.
Patat ecin në tapetin e kuq të shtruar për presidentin kinez Xi Jinping për një takim me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, në Beograd më 8 maj.
Fëmijët pakistanezë që vuajnë nga talasemia (çrregullimi i gjakut), marrin transfuzion gjaku në një qendër mjekësore të Fondacionit Frontier në Peshavar.
Djemtë pakistanezë freskohen në pishinë në një ditë të nxehtë vere në Lahore, Pakistan.
Një pjesëtar taliban i sigurisë qëndron në roje ndërsa autoritetet djegin drogë dhe pije alkoolike të sekuestruara në periferi të provincës Ghazni në Afganistan.
Besimtarët ortodoksë në një makinë me shporta me gatime tradicionale për Pashkë pasi u bekuan nga një prift ukrainas në Pashkët ortodokse në fshatin Krasne, në rajonin e Çernihiv, më 5 maj.