Java nëpërmjet fotografive
Shoferët duke qëndruar ulur pranë kamionëve të tyre që transportonin mallra të destinuara për në Afganistan, ndërsa presin hapjen e kufirit pas përleshjeve midis forcave të sigurisë të Pakistanit dhe Afganistanit, në Torkham, Pakistan, më 7 shtator.
Një i varur nga droga që është duke u shëruar, tregon punën e tij teksa merr pjesë në një ceremoni diplomimi për trajnim profesional në Kabul.
Myslimanët shiitë pakistanezë gjatë një procesioni që shënon Chehlumin në Lahore, Pakistan, të enjten, 7 shtator 2023. Chehlum, tradicionalisht shënon një periudhë zie për vdekjen e Imam Huseinit, nipit të Profetit Muhamed.
Përpjekjet për të nxjerrë një makinë të zhytur në det në kampingun Arapia pranë Tsarevos përgjatë bregut bullgar të Detit të Zi.
Një ushtar i Brigadës së 3-të të Veçantë Sulmuese të Ukrainës duke i dhënë ndihmën e parë shokut të tij të plagosur pranë Bahmutit, vendi i betejave të ashpra me forcat ruse në rajonin e Donjeckut, Ukrainë.
Njerëzit duke bërë ushtrime në Kiev pranë monumentit të poetit italian, Dante Alighieri, i mbështjellë me thasë rëre për të parandaluar dëmtimin e tij nga sulmet ajrore ruse.
Djemtë afganë duke luajtur kriket në një fushë në Kabul.
Një pamje nga lart tregon se çfarë ka mbetur nga fshati i shkatërruar ukrainas Opytne pranë Bahmutit, vendi i betejave të ashpra me forcat pushtuese ruse në rajonin e Donjeckut.
Kadetët dhe nxënëset gjatë një ceremonie në ditën e parë të shkollës në një institucion arsimor ushtarak në Kiev më 4 shtator.
Gra dhe fëmijë afganë u fotografuan në një automjet ushtarak pasi u arrestuan në Kabul nga personeli i sigurisë talibane nën akuzën e lypjes për lëmoshë.
Një hambar për ruajtjen e grurit i shpuar plot me vrima pas një sulmi në territorin e kontrolluar nga Rusia, në rajonin Zaporizhja të Ukrainës.
Njerëzit duke bërë fotografi pranë Teatrit të Operës në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv.
Një tregtar afgan monedhash qëndron ulur pranë kartëmonedhave të vjetra në një treg lokal në Kabul.
Një ushtar ukrainas duke reaguar kah ndihmësit pas një sulmi rus me raketa në një treg ushqimor në qendër të qytetit të Kostjantinivka, Ukrainë.
Pasojat e sulmit rus në një dyqan ushqimor në Kostjantinivka.
Njerëzit marrin pjesë në një garë satirike për të tallur një mit popullor që i etiketon malazezët si dembelë, në fshatin Brezna, Pluzine, Mali i Zi.
Një burrë ulur nën hijen e një kamioni të ngarkuar me furnizime të destinuara për në Afganistan, i bllokuar në postbllokun e Miçnit pasi kalimi kryesor kufitar mes Pakistanit dhe Afganistanit u mbyll pas përleshjeve në Torkham, Pakistan.
Pelegrinët duke ecur nëpër faltoren e Shën Abdulazimit gjatë ceremonisë së zisë së Arbainit në Shahr-e-Ray, në jug të Teheranit.
Një pamje tregon stacionin e sapohapur Pykhtino në Linjën Solntsevskaya të Metrosë së Moskës.
Një parzmore e shpuar shihet pranë parzmoreve të tjera të dëmtuara në një pikë furnizimi të rojës kufitare të Ukrainës në rajonin e Kievit.
Fjalët e himnit kombëtar të Ukrainës mund të shihen të shkruara në mur ndërsa sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken, viziton një bodrum që u përdor për t'i mbajtur njerëzit në robëri teksa vizitoi shkollën Yahidne, e cila po kthehet në muze.
Një zyrtar taliban hedh benzinë përpara se të djegë lëndë narkotike dhe substanca ilegale gjatë një ngjarjeje, në të cilën u asgjësuan 29.385 kilogramë lëndë të ndryshme narkotike në Kandahar, Afganistan.
Gjimnastja hungareze dhe atletja e kombit, kampione e pesëfishtë olimpike, Agnes Keleti, 102 vjeçe, portretizohet në shtëpinë e saj në Budapest. Keleti, një e mbijetuar e Holokaustit dhe fituese e 10 medaljeve olimpike, është kampionia olimpike më e vjetër e gjallë në botë.
Nxënësie afgane në një shkollë në Kabul.