Java nëpërmjet fotografive
Oleh dhe Olha Aksenchenko duke qarë mbi arkivolet e vajzave të tyre binjake 14-vjeçare, Anna dhe Yulia, të vrara në një restorant nga një sulm me raketa ruse në Kramatorsk, Ukrainë.
Një grua myslimane boshnjake duke u lutur në varrezat e Vllakovës gjatë ditës së dytë të festës së Kurban Bajramit, në Sarajevë, më 29 qershor.
Një grua iraniane duke u falur për festën e Kurban Bajramit në faltoren e Abdol-Azimit në Teheran.
Fëmijët presin ardhjen e presidentit turkmen, Serdar Berdymukhamedov, para hapjes së një qendre mjekësore për fëmijë, si pjesë e ngjarjeve të organizuara me rastin e inaugurimit të qytetin të ri Arkadag -- i quajtur për nder të ish-udhëheqësit të Turkmenistanit, Gurbanguly Berdymukhammedov -- rreth 30 kilometra jashtë kryeqytetit Ashgabat.
Mjekët ushtarakë vullnetarë, me nofkat Nikita dhe Polka, të veshur me veshje tradicionale shihen duke u puthur gjatë ceremonisë së tyre të dasmës në vijën e frontit në rajonin Donjeckut, në Ukrainë.
Një ushtar ukrainas reagon pranë murit të kujtimit të mbrojtësve të rënë të vendit në Kiev.
Aktorja iraniane, Mona Soufi, duke u grimuar në prapaskenë para se të performojë me produksionin e teatrit muzikor, Haft-Khan Esfandiar, në Sallën Vahdat në Teheran.
Një grua iraniane puth delen e saj të flijimit (kurbanin) për festimet e Kurban Bajramit në një treg bagëtish në Teheran.
Një kukull që mban një pushkë lodër është vendosur në pjesën e pasme të një rakete në një anë të rrugës pranë qytetit Avdijivka, rajoni i Donjeckut, Ukrainë.
Njerëzit duke vallëzuar valle tradicionale ukrainase gjatë kremtimit të Ditës së Kushtetutës së Ukrainës në Lviv më 28 qershor.
Një pakistanez mban në supe kokën e një lope të therur si pjesë e festimeve të Kurban Bajramit në Peshavar.
Oficerët e policisë qëndrojnë roje ndërsa myslimanët marrin pjesë në faljen e Kurban Bajramit pranë xhamisë në Moskë, më 28 qershor. Kurban Bajrami është festa më e shenjtë nga dy festat e myslimanëve që festohet çdo vit dhe shënon pelegrinazhin vjetor mysliman në Mekë në Arabinë Saudite, vendi më i shenjtë në Islam.
Gratë afgane me fëmijë presin të marrin racione mishi të kurbanëve të therur me rastin e festës së Kurban Bajramit në distriktin Fayzabad të provincës Badakhshan më 28 qershor.
Një grua mban një qiri në Manastirin e Graçanicës gjatë festimeve të Vidovdanit në Graçanicë, Kosovë, më 28 qershor. Kisha Ortodokse Serbe e konsideron Vidovdanin si ditë përkujtimore për Shën Princin Llazar dhe dëshmorët e shenjtë serbë që ranë gjatë Betejës së Kosovës kundër Perandorisë Osmane në vitin 1389.
Clara Riquito nga Portugalia duke performuar gjatë garës ndërkombëtare të Çmimit të Madh të Baletit Hungarez për studentët e baletit në Veszprem, Hungari.
Gjashtëdhjetë e shtatë vjeçarja Lubova Doroshenko qëndron në një strehimore të vogël në shtëpinë e saj në fshatin Bohorodychne, Ukrainë, mes pushtimit të Rusisë.
Oficerët e policisë duke kontrolluar dokumentet e një burri në qendër të Moskës.
Një shitës duke rregulluar tabelën e çmimit të një produkti në një treg në Karaçi, Pakistan.
Gratë afgane mbajnë pankarta që kërkojnë të drejtën e tyre për arsimim në Mazar-e Sharif.
Kafshët për kurban të nxjerra për shitje në një treg përpara festës myslimane të Kurban Bajramit në Islamabad.
Rojet presidenciale të nderit ngrenë një flamur të madh kombëtar gjatë një ceremonie kushtuar Ditës së Flamurit Kombëtar të Rumanisë para ndërtesës së Rrethit Ushtarak Kombëtar në qendër të Bukureshtit, më 26 qershor.
Ushtarët ukrainas duke lëshuar një sistem rakete BM-21 Grad drejt trupave ruse pranë vijës së frontit në Zaporizhja.
Shtëpitë e shkatërruara nga bombardimet ruse shihen në fshatin ukrainas të Bohorodikni.