Java nëpërmjet fotografive
Të afërmit dhe miqtë mblidhen pranë Murit të Kujtesës për ushtarët e rënë ukrainas për të bërë homazhe, Kiev më 12 maj.
Një vajzë iraniane performon gjatë kampionatit lokal të futbollit në stilin e lirë në Parkun Adrenalin në Teheran më 11 maj.
Ndërtesa e Bankës Bullgare për Zhvillim ndriçohet nga një instilacion dritash i quajtur ‘Universi i Pafund’, si pjesë e Festivalit Hënor të Dritave në Sofje, më 11 maj.
Julie Levkova, aktiviste kundër luftës së Rusisë, duke protestuar e lyer me ngjyrë të kuqe përpara Ambasadës ruse në Pragë.
Lulet pranë një ndërtese të djegur pas granatimeve në qytetin Çasiv Jar në rajonin Donjeck të Ukrainës.
Nxënëset afgane duke ndjekur mësim në një shkollë fillore të hapur në Xhalalabad.
Mes sulmeve të vazhdueshme të paprovokuara të Rusisë në Ukrainë, një punëtor bujqësor ukrainas kontrollon rritjen e drithërave të mbjella në rajonin Çerkasy.
Anëtarët e shërbimit rus duke marshuar në kolona përpara një parade ushtarake gjatë festimeve të Ditës së Fitores në Moskë më 9 maj.
Raketat ruse të lëshuara kundër Ukrainës në agim nga rajoni rus Belgorod në Harkiv, më 8 maj.
Një pamje nga brenda tregon një apartament të dëmtuar nga mbetjet e një droni vetëvrasës që u rrëzua gjatë një sulmi rus gjatë natës në Kiev, më 8 maj.
Shpërthimi i një droni shihet në qiellin mbi Kiev, gjatë një sulmi rus më 8 maj.
Vullnetarët e organizatës së ndihmës mjekësore vullnetare ukrainase ‘Hospitallers’ mbështesin një ushtar ukrainas, i cili u plagos në Bahmut.
Njerëzit duke kaluar në një rrugë në qendër të qytetit Herson pas një rrethimi 58-orësh më 8 maj.
Veterani i Luftës së Dytë Botërore, Asek Urmambetov, 100 vjeç, merr urime nga dashamirës Kirgize gjatë festimeve të Ditës së Fitores në Bishkek më 8 maj.
Njerëzit kalojnë pranë një murali të ish-shefit ushtarak serb të Bosnjës, Ratko Mlladiq, i lyer me ngjyrë të kuqe në Beograd.
Njerëzit marrin pjesë në një protestë të quajtur “Serbia kundër dhunës”, si reagim ndaj të shtënave masive të fundit që kanë tronditur vendin, Beograd më 8 maj.
Një fëmijë pakistanez që vuan nga çrregullimi i gjakut, talasemia, duke marr një transfuzion gjaku në qendrën mjekësore Frontier Foundation, në Ditën Botërore të Talasemisë, në Peshavar, më 8 maj.
Kozakët rusë mbërrijnë për të marrë pjesë në paradën ushtarake të Ditës së Fitores në Sheshin e Kuq në qendër të Moskës, më 9 maj.
Flaka dhe tymi ngrihen nga ndërtesa e Radio Pakistanit pasi protestat e dhunshme shpërthyen në të gjithë vendin pas arrestimit të ish-kryeministrit dhe kreut të partisë opozitare Pakistan Tehrik-e-Insaf, Imran Khan, në Peshawar, Pakistan, më 10 maj.
Njerëzit duke vizituar Panairin e 34-të Ndërkombëtar të Librit të Teheranit, në Xhaminë Imam Khomeini në Teheran, Iran, më 10 maj. Mbi 100 botues të huaj dhe më shumë se 2.700 vendas ishin pjesëmarrës në këtë ngjarje.
Një grua duke mbajtur portrete të ushtarëve të Ushtrisë së Kuqe gjatë festimeve të Ditës së Fitores, e cila shënon 78-vjetorin e fitores mbi Gjermaninë naziste në Luftën e Dytë Botërore, në Almaty, Kazakistan, më 9 maj.
Farkëtari i Kabulit, Ghulam Abbas, ngorhëse me panele diellore si një alternativë e përballueshme dhe miqësore me mjedisin për përdorimin e karburanteve në Afganistanin e goditur nga varfëria..
Një grua duke larguar mbeturinat e një shtëpie banimi të shkatërruar nga një sulm ushtarak rus në fshatin Male Katerynivka, rajoni i Zaporizhias.
Veterani i Luftës së Dytë Botërore, Giorgi Dekanosidze, 101 vjeç, i ulur në një ulëse duke mbajtur një portret të liderit sovjetik, Joseph Stalin, gjatë festimeve të Ditës së Fitores në Tbilisi, Gjeorgji, më 9 maj.
Një vullnetar ndihmon një grua të moshuar të hipë në një tren për në Dnipro gjatë një përpjekjeje evakuimi në Pokrovsk, rajoni Donjeckut, Ukrainë, më 10 maj.