Fotografitë e javës
Dy fëmijë afganë qëndrojnë midis grumbujve të mbeturinave pranë shtëpisë së tyre në Kabul.
Një punonjës pastron statujën e Vladimir Leninit në Sheshin e Moskës në Shën Petersburg.
Një grua myslimane shiite lutet dhe vendos Kuranin në kokë, gjatë një ceremonie fetare në xhaminë Mosalah në Teheran.
Protestë në Iran kundër djegieve të planifikuara të Kuranit nga një grup i krahut të djathtë në Suedi. Protesta është mbajtur para Ambasadës suedeze në Teheran.
Një qen qëndron përpara një salle të operacionit, derisa një ekip mjekësor operon një ushtar ukrainas në një spital në Kramatorsk, në lindje të Ukrainës.
Festivali i Vallëzimit 2022 në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
Ekipi Moska 1 stërvitet përpara se të konkurrojë në Kampionatin rus të Notit të Sinkronizuar 2022, në Kazan të Tatarstanit.
Të rinjtë ngasin skuterë në Sheshin Manezhnaja pranë Sheshit të Kuq dhe Kremlinit në Moskë.
Një grua e veshur me veshje tradicionale gjatë një feste të Pashkëve në Holloko të Hungarisë.
Një roje gjatë meshës së Pashkëve në Kishën Metodiste të Bethelit në Kueta të Pakistanit.
Pamje nga shkatërrimet në Mariupol, qytet i Ukrainës, i rrethuar nga forcat ruse tash e sa javë.
Trupat e civilëve ukrainas, të vrarë nga bombardimet ruse në Mariupol.
Yehor, 7 vjeç, me një pushkë lodër në duar, në Çernihiv të Ukrainës.
Disa qytetarë ukrainas presin ushqime nga Kryqi i Kuq në Buça, në periferi të Kievit.
Një hebre ultra-ortodoks, i mbështjellë me flamur të Ukrainës, gjatë festës hebraike të Pashkëve në Jerusalem.