Fotografitë e javës
Gazetari i të përditshmes amerikane, Wall Street Journal, Evan Gershkovich, duke qëndruar prapa një zone të izoluar prej xhami, në një gjykatë në Jekaterinburg, Rusi, dhe duke dëgjuar vendimin në rastin kundër tij. Më 19 korrik, një gjyq rus e dënoi Gershkovichin mbi akuzat për spiunazh, të cilat punëdhënësi i tij dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë hedhur poshtë si të fabrikuara. Ai u dënua me 16 vjet burgim pas një gjyqi të fshehtë dhe të shpejtë.
Një pamje e realizuar përmes dronit që shfaq fillimin e garës së anijeve me vela "Blue Ribbon", përreth liqenit Balaton, në Hungari, më 18 korrik.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, më 15 korrik ia dorëzoi flamurin shtetëror ekipit olimpik të Kosovës, që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Parisi 2024. Të pranishëm në ceremoni ishin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zyrtarë tjerë shtetërorë dhe ambasadorë të Perëndimit. Krerët shtetërorë u uruan sukses lojtarëve dhe ua rikujtuan që i gjithë populli është me ta. Këtë vit, Kosova përfaqësohet me nëntë sportistë.
Barinjtë afganë duke kullotur bagëtitë e tyre gjatë perëndimit, në distriktin Dand, në provincën e Kandaharit, Afganistan, më 14 korrik.
Një grua duke nxituar për të evakuuar një kalë, pasi një zjarr i egër kaploi fshatin Voden, në Bullgarinë juglindore, më 17 korrik.
Për shkak të rrezikut nga temperaturat e larta, Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, nëpërmjet një vendimi ndaloi punën në sektorin e ndërtimtarisë nga ora 11:00 deri 17:00. Megjithatë, shumë kompani nuk e respektuan atë.
Një sulm raketor rus në një shesh lojërash në Mikollajiv, Ukrainë, më 19 korrik, vrau tre persona, përfshirë një fëmijë.
Ukrainasit duke u freskuar me ujë në një trotuar, gjatë motit të nxehtë në Kiev, Ukrainë, më 17 korrik.
Një grua e plagosur nga një sulm raketor rus duke larguar mbeturinat nga shkallët e njollosura me gjak në fshatin Kindrashçivka, në rajonin e Harkivit, në Ukrainë, më 16 korrik.
Një djalë që u lëndua nga shembja e një çatie, për shkak të shiut të rrëmbyeshëm, duke u dërguar në një spital, në Xhalalabad, Afganistan, më 15 korrik. Të paktën 35 persona u vranë dhe 230 të tjerë u lënduan në lindje të Afganistanit, pasi shiu i madh, i shoqëruar me shtrëngata, shkuli pemë, rrënoi mure dhe shembi çati shtëpish.
Myslimanë shiitë duke goditur veten me thika të lidhura për zinxhirë, para një kali, që simbolizon kalin që kishte bartur imam Hysenin gjatë Betejës së Qerbelasë, gjatë ritualeve për muajin e Muharremit, në Lahore, Pakistan, më 16 korrik. Gjatë Muharremit, muaji i parë i kalendarit islamik, shiitët kujtojnë vdekjen e Hysenit, nipit të profetit Muhamed, në Betejën e Qerbelasë, në Irakun e sotëm, në shekullin e shtatë.
Një burrë duke vrapuar në një park në Bukuresht, Rumani, më 15 korrik, ditë kur temperatura maksimale ishte 42 gradë celsius.
Një shitës duke freskuar shalqinjtë me ujë gjatë valës së të nxehtit në fshatin Krushë, Kosovë, më 16 korrik.
Njerëz duke u rrezitur në plazh e duke u larë në lumin Dnipro, në një ditë tejet të nxehtë vere në Kiev, Ukrainë, më 14 korrik.
Dy burra në një motoçikletë duke shikuar tymin e zi që ngrihej pas një shpërthimi si rrjedhojë e një sulmi të kryer nga militantët ndaj një garnizoni ushtarak në Banu, Pakistan, më 15 korrik.
Një artiljer ukrainas duke shtënë me një obus ndaj trupave ruse, afër qytezës së Çasiv Jarit, në rajonin e Donjeckut, Ukrainë, më 14 korrik.
Myslimanë shiitë iranianë duke bartur pishtarë gjatë një rituali përkujtimor para Ashures, ditës më të shenjtë në kalendarin e myslimanëve shiitë, në Teheran, Iran, më 14 korrik.
Dy ushtarake ukrainase duke vënë makijazh para një ceremonie diplomimi të oficerëve të forcave të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës, në Kiev, më 13 korrik
Një turiste kineze duke ecur pranë Universitetit Shtetëtor të Moskës, në kryeqytetin e Rusisë, më 15 korrik.