Java nëpërmjet fotografive

Në Skenderaj u zbulua shtatorja e Leotrim Ahmetit, 7-vjeçarit të vrarë gjatë luftës në Kosovë, në praninë e nënës së tij, Shukries.

Rrugët e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, janë vërshuar në pasditen e së dielës, si pasojë e shiut të rrëmbyeshëm.

Në këtë foto të bërë nga një dron, shihen kombajnat duke korrur grurë në një fushë në periferi të Debrecenit në verilindje të Hungarisë.

Një burrë freskon këmbë e duar me ujin e një shatërvani në Prishtinë ku të premten temperaturat shënuan 34 gradë.  
 

Oficerët e policisë ekzaminojnë automjetet e djegura nga një turmë myslimane në një sulm në Madyan në provincën Khyber Pakhtunkhva të Pakistanit. Turma depërtoi në një stacion policie, rrëmbeu një burrë që po mbahej atje dhe më pas e linçoi atë mbi akuzat se ai kishte përdhosur librin e shenjtë të Islamit, Kuranin.

Ceremonia e lamtumirës për pilotin luftarak të Brigadës së 40-të të Aviacionit Taktik, Valentyn Korenchuk, në Kiev më 18 qershor.

Autokolona e Vladimir Putinit lëviz përgjatë një rruge në Phenian gjatë vizitës së presidentit rus në Korenë e Veriut, më 19 qershor.

Vendasit pastrojnë mbeturinat pas një sulmi me bombë në një ndërtesë private në fshatin Vilkhivka pranë Harkivit, në Ukrainë.

Njerëzit me pishtarë e të veshur me rroba tradicionale të stilit të fshatit rus festojnë solsticin e verës pranë një zjarri në fshatin Okunevo, rreth 200 kilometra në verilindje të qytetit siberian të Omsk.

Instalacioni “Solidariteti”, i prezantuar në Prishtinë, për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve. Zyra e UNHCR-së në Prishtinë dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) e kanë organizuar ngjarjen, në të cilën kanë marrë pjesë zyrtarë shtetërorë, pjesëtarë të misioneve diplomatike, të shoqërisë civile dhe vetë refugjatë që tani jetojnë në Kosovë.

Një grua duke qarë ndërsa shokët, të afërmit dhe miqtë e pilotit të ndjerë ushtarak ukrainas, Valentyn Korniychuk, marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të tij në Katedralen Shën Mikhailovsky në Kiev, më 18 qershor.

Një burrë hidhet nga një kalë me të cilin është futur në lumin Ibër për t'u freskuar nga moti i nxehtë, Mitrovicë, Kosovë, qershor 2024. 

Georges Mikautadze i Gjeorgjisë (majtas) feston me shokët e tij të skuadrës pasi shënoi golin hapës të ekipit të tij gjatë ndeshjes ndërmjet Turqisë dhe Gjeorgjisë, në turneun e futbollit Euro 2024 në Dortmund, Gjermani, më 18 qershor.

Protestuesit armenë këndojnë gjatë një tubimi në Jerevan, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Nikol Pashinian për koncesionet e tokës ndaj Azerbajxhanit.

Një burrë duke notuar në lumin Treska afër Shkupit, për t'u freskuar nga moti i nxehtë që ka kapluar edhe Maqedoninë e Veriut.

Një farkëtar afgan duke mprehur një sëpatë të vogël në Kabul.

Një artiljer ukrainas duke ushtruar me një peshë me dorezë (kettlebell) pranë vijës së frontit në rajonin Harkiv të Ukrainës.

Ushtarët ukrainas reagojnë teksa shikojnë një ndeshje futbolli të kampionatit Euro 2024 ndërmejt Rumanisë dhe Ukrainës, në një vend të pazbuluar pranë vijës së frontit në rajonin e Donjeckut.

Moti tejet i nxehtë që kaploi Evropën, solstici veror, lufta në Ukrainë e shënimi i Ditës Botërore të Refugjatëve. Këto janë vetëm disa nga ngjarjet që shënuan javën që lamë pas, prej nga Radio Evropa e Lirë sjell fotografitë më të veçanta nga rajonet ku ajo raporton. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)