Fotografitë e javës

Gratë iraniane të mbuluara plotësojnë fletë e votimit gjatë zgjedhjeve në faltoren Abdol-Azim në Shahre-Ray, në jug të Teheranit, m 1 mars.

Njerëzit duke qarë jashtë në Kishën “Ikona e Nënës dhe Zotit” para funeralit të liderit të opozitës ruse, Aleksei Navalny, në Moskë më 1 mars.

Veteranët ukrainas marrin pjesë në një trajnimin për gjuajtje me hark në Kiev para pjesëmarrjes së tyre në stërvitjet e Forcave Ajrore dhe Trupave Detare të SHBA-së. Rreth 30 ukrainas do të marrin pjesë në garën e stilit paralimpik në mars në Nevada.

Myslimanët shiitë afganë vizitojnë faltoren Sakhi Shah-e Mardan teksa shënojnë lindjen e Imam Mehdiut gjatë pelegrinazhit Kart-e Sakhi në Kabul.

Një grua në Moskë kalon pranë një ekrani që shfaq presidentin rus, Vladimir Putin, më 29 shkurt.

Një grua ukrainase në rajonin e Dnipropetrovskit qan mbi trupin e djalit të saj, i cili u vra në front në mes të pushtimit të vazhdueshëm të Rusisë në Ukrainë.

Yulia Navalnaya, e veja e liderit të opozitës ruse Aleksei Navalny, i cili vdiq në burgun ku po mbahej në rrethana të dyshimta më 16 shkurt, shfaqet në Strasburg, Francë, para se t'i drejtohej Parlamentit Evropian.

Sorrat shfaqen si silueta karshi hënës së plotë, teksa qëndrojnë në degë pemësh pranë kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë.
 

Një grua e mbuluar kalon pranë afisheve reklamuese të fushatës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare përgjatë një rruge në Teheran, më 26 shkurt.

Banorët shikojnë një hangar gruri të dëmtuar pas një sulmi me raketa natën në Pisochyn, afër Harkivit, në Ukrainën verilindore, më 26 shkurt.

Grumbuj misri që besohet të jenë eksportuar nga Ukraina, shihen pranë vagonëve në fshatin Kotomierz, në rajonin Kuyavio-Pomeranian të Polonisë, më 25 shkurt pasi protestuesit hapën vagonët dhe e derdhën drithin që ishte në vagonë.

Afganët bartin veshje dimërore nga UNICEF-i në Fayzabad në provincën Badakhshan.

Një lodër pelushi përpara ndërtesave të dëmtuara të banimit në Orikhiv, pranë vijës së frontit në rajonin Zaporizhja në Ukrainë.

Një grua afgane me burka mban një fëmijë teksa ecën përgjatë një rruge në lagjen Argo të provincës Badakhshan.

Një ushtar ukrainas përgatit një dron gjurmues Furia për të fluturuar mbi pozicionet ruse pranë Bahmutit, në rajonin e Donjeckut. 

Gratë afgane me fëmijët e tyre të ulur në një varkë për të kaluar lumin Kokcha në rrethin Jaftal Sufla, të provincës Badakhshan.