Java nëpërmjet fotografive
Një mysliman lutet për sigurinë e popullit palestinez gjatë lutjeve të së premtes në xhaminë Bajrakli në Beograd më 13 tetor.
Tifozët e kriketit ngjyrosin trupat e tyre me ngjyrat e flamurit kombëtar indian dhe pakistanez para ndeshjes ndërmjet Indisë dhe Pakistanit për Kupën e Botës së Kriketit, në Ahmedabad, Indi.
Një ushtar kirgiz merr pjesë në stërvitjet e përbashkëta ushtarake për Organizatën e Traktatit të Sigurisë Kolektive në një terren trajnimi në Balukçi, rreth 200 kilometra nga Bishkeku.
Burrat afganë duke bartur një tendë të destinuar për strehim të përkohshëm pas tërmeteve të fundit në rrethin Zindah Jan në provincën Herat.
Një pamje e rrobave të varura në tela për tharjen e rrobave në një zonë të braktisur banimi në Stepanakert, (i njohur në azerbajxhan si Xankendi), ish-kryeqyteti de facto i Nagorno-Karabakut.
Civilët i nënshtrohen trajnimit ushtarak të organizuar nga shkolla ushtarake armene POGA në një rrugë në Jerevan.
Një i ri afgan mban macen e tij teksa qëndron ulur pranë shtëpisë së tij të shkatërruar nga tërmetet në provincën Herat.
Një ushtar ukrainas përqafon gruan e tij në një stacion hekurudhor në Kramatorsk para se ajo të hipë në një tren për në Kiev.
Zogjtë duke u ushqyer me farat e lulediellit pranë Pomazit në Hungarinë veriore.
Njerëzit duke qarë pranë një memoriali për viktimat e një sulmi vdekjeprurës rus me raketa në fshatin ukrainas Hroza pranë Harkivit.
Njerëzit duke kërkuar për të mbijetuar dhe viktima mes rrënojave të shtëpive të shkatërruara pas një tërmeti në distriktin Zindah Jan të provincës Herat, Afganistan.
Një grua vendos lule në kujtim të viktimave të sulmit të befasishëm nga Gaza para Ambasadës izraelite në Moskë.
Anëtarët e familjes lënë lule pranë një memoriali për viktimat e një sulmi vdekjeprurës rus me raketa në fshatin Hroza pranë Harkivit.
Një ushtar rumun i Gardës së Nderit përshëndet ndërsa Rabini i Parë i Rumanisë, Rafael Shaffer, (në mes) bën nderimet e tij në një ceremoni që shënon Ditën Kombëtare Rumune të Përkujtimit të Holokaustit në Memorialin e Holokaustit në Bukuresht.
Një djalë afgan bashkon një kornizë në një punëtori në distriktin Fayzabad të provincës Badakhshan.
Presidenti rus, Vladimir Putin (në mes), dhe homologu i tij nga Kirgistani, Sadyr Japarov, marrin pjesë në një ceremoni përshëndetëse para bisedimeve në Bishkek.
Një fotografi familjare mund të shihet në një mur të një shtëpie të shkatërruar nga tërmeti i fundit në fshatin Chahak në rrethin Enjil të provincës Herat, Afganistan.
Ushtarët nga Batalioni Volat i regjimentit vullnetar të Bjellorusisë, Kastus-Kalynovskiy, vendosin flamuj në Sheshin e Pavarësisë në Kiev, secili prej të cilëve simbolizon një shok që u vra duke mbrojtur Ukrainën.
Varvara, 9 vjeçe, përkëdhel Chelsean, një qen i trajnuar posaçërisht për terapi, në Kiev.
Një grua afgane me fëmijë hipur në një gomar në lagjen Kishim të provincës Badakhshan.