Java nëpërmjet fotografive

Mbreti Charles III i Britanisë me kurorën e shtetit perandorak dhe mbretëresha e Britanisë, Camilla, duke përshëndetur nga ballkoni i Pallatit Buckingham.

Një tren mallrash duke lëvizur gjatë perëndimit të diellit në rajonin Almaty të Kazakistanit.

Delet duke kullotur mes paneleve diellore të një parku diellor në Rogane, Kosovë.

Policët kosovarë largohen nga tymi i mjeteve piroteknike të hedhura nga protestuesit gjatë një tubimi më 1 Maj në Prishtinë.

Njerëzit duke bërë fotografi mes qershive të lulëzuara në një park në Kiev.

Një zdrukthëtare iraniane pastron syrin e saj ndërsa punonte në punishten e saj në Teheran.

Eksplodimi i një droni mbi Kiev mes sulmeve ruse në qytet më 4 maj.

Ushtarët ukrainas gjatë stërvitjeve nën mbikëqyrjen e instruktorëve gjermanë dhe danezë në një bazë në Klietz, Gjermani.

Mesazhet e lëna në kujtim të viktimave që humbën jetën nga të shtënat në një shkollë në Beograd më 3 maj. Një djalë 13-vjeçar dyshohet për vrasjen e tetë nxënësve dhe një roje sigurie.

Trupi i një personi të vrarë nga një sulm ushtarak rus shihet në një market në Herson, më 3 maj. Të paktën 23 persona u vranë nga sulmet ruse që goditën një market, një stacion treni, ndërtesa banimi, një dyqan harduerësh dhe një pikë karburanti .

Një shitës afgan duke shtyrë karrocën e tij me akullore, derisa është në kërkim të klientëve pranë liqenit Shuhada në Kabul.

Olena Archipenko, 62 vjeçe, reagon teksa përgatit bukën për t'ua shpërndarë fqinjëve të saj në Siversk, në rajonin lindor të Donjeckut të Ukrainës.

Një punëtor duke punuar në një fabrikë hekuri në Lahore, Pakistan.

Papa Françesku pranë presidentes së Hungarisë, Katalin Novak, gjatë një ceremonie përshëndetëse në Aeroportin Ndërkombëtar të Budapestit më 30 prill, pasi përfundimit të vizitës së tij të dytë në Hungari në më pak se dy vjet.

Një minator pakistanez duke punuar në një minierë qymyri më 1 maj në Kueta.

Një instalacion i bërë nga artisti pamor Ion Barbu, që përfaqëson një makinë Dacia të epokës komuniste të pikturuar me ngjyrat e flamurit rumun ku shkruan: “Nëse nuk kemi Dacia, do ta bëjmë nga një Porsche”, shihet në vendin e minierës së mbyllur të qymyrit në Petrila, Rumani.

Dy burra pozojnë në një vendkalim të zbukuruar me karikatura të diktatorit të ndjerë komunist rumun, Nicolae Çaushesku (majtas) dhe gruas së tij, Elena Çaushesku, në Petrila, Rumani.

Mbështetësit e Partisë Komuniste Kirgize mbajnë flamuj të kuq përpara një monumenti të Vladimir Leninit gjatë një tubimi për të shënuar festën e Ditës së Majit në Bishkek.

Personeli i sigurisë taliban shkatërron një plantacion me lulëkuqesh në provincën Balkh të Afganistanit.

Kurorëzimi i mbretit Charles III, protestat për Ditën e Punëtorëve - 1 Majin, sulmet me armë zjarri në Serbi si dhe bombardimet ruse në Ukrainë, ishin disa prej ngjarjeve që karakterizuan javën që lamë pas.