Java nëpërmjet fotografive

Një kontejner që u përdor si qendër alternative votimi në Zubin Potok, Kosovë, 23 prill 2023.
Zgjedhjet e parakohshme në komunat veriore në Kosovë u mbajtën për shkak se kryetarët e këtyre komunave - të gjithë nga radhët e Listës Serbe - dhanë dorëheqje në nëntor të vitit të kaluar, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS - Republika e Kosovës.

Besimtarët myslimanë shqiptarë duke falur namazin e Fitër Bajramit, që shënon fundin e muajit të shenjtë të agjërimit, Ramazanit, në sheshin Skënderbej në Tiranë, Shqipëri, më 21 prill.

Besimtarët myslimanë duke falur namazin e Fitër Bajramit në oborrin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë.

Dy djem në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
Një djalë qëndron në këmbë derisa besimtarët myslimanë falin namazin e Fitër Bajramit në Xhaminë e Madhe n Prishtinë.
Një vajzë duke qëndruar në mesin e besimtarëve teksa falin namazin e Fitër Bajramit në sallën e sporteve "Dinamo" në Bukuresht, më 21 prill.
Myslimanët në një xhami të zbukuruar me drita duke bërë lutje të veçanta gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, në Peshavar, Pakistan.
Givi Matcharashvili nga Gjeorgjia (majtas) konkurron kundër Radu Lefterit të Moldavisë gjatë ndeshjes së tyre në Kampionatin Evropian të Mundjes në Zagreb.
Gazetari amerikan i The Wall Street Journal, Evan Gershkovich, i arrestuar me akuzat për spiunazh në Rusi, qëndron brenda kabinës së të pandehurve gjatë seancës në Gjykatën e Qytetit të Moskës më 18 prill.
Punëtorët lëvizin një tavolinë në një strukturë të zbrazët arsimore në Kandahar, Afganistan, pasi ajo u mbyll me urdhër të qeverisë talebane. UNICEF-i dhe organizata të tjera ndërkombëtare kanë pezulluar të gjitha orët e mësimit të shkrim-leximit në Kandahar dhe Helmand për shkak të ndalimit të aktiviteteve të tyre nga talibanët.
Drejtuesit e kamionëve të rreshtuar në një kolonë përgjatë më shumë se 10 kilometrave në pikën kufitare Rava-Ruska në kufirin mes Ukrainës dhe Polonisë. Të dyja vendet filluan bisedimet më 17 prill me qëllim arritjen e një marrëveshjeje pasi Varshava ndaloi importet e grurit ukrainas, një vendim që u konsiderua "i papranueshëm" nga Bashkimi Evropian.
Një ushtar ukrainas luan në fizarmonikë gjatë një pushimi nga luftimet në vijën e frontit pranë Bahmutit.
Punonjësit e shpëtimit dhe vullnetarët mbajnë një trup që nxorën nga rrënojat në vendin ku pati rrëshqitje dheu pranë qytetit kufitar Torkham, në Pakistan.
Burrat afganë mblidhen brenda oborrit të një qendre rehabilitimi dhe trajtimi nga droga në periferi të Kabulit.
Maria Eismont, një avokate e figurës së opozitës ruse, Vladimir Kara-Murza, duke folur për mediat në Moskë, më 17 prill, pasi klienti i saj u shpall fajtor për tradhti dhe diskreditim të ushtrisë ruse në një gjyq që është dënuar gjerësisht si i motivuar politikisht.
Njerëzit vizitojnë një treg në Karaçi, Pakistan.
Një burrë përdor laptopin e tij në një strehë për personat e zhvendosur në qytetin lindor të Ukrainës, Dnipro.
Artileritë e Brigadës së 80-të të Sulmit Ajror të Ukrainës duke qëlluar drejt pozicioneve ruse në vijën e frontit pranë Bahmutit në rajonin e Donjeckut.
Njerëzit qëndrojnë pranë një murali të krijuar nga Banksy në një ndërtesë të dëmtuar, e cila do të shkatërrohet në Irpin, afër Kievit. Dy ndërtesat e banimit është vendosur të rrënohen pasi u dëmtuan rëndë nga granatimet. Një pjesë e njërës prej dy ndërtesave, me një mural të krijuar nga artisti britanik i rrugës Banksy, do të ruhet.
Një anëtar i komunitetit hebre ngjit yj të verdhë që mbajnë emrat e viktimave gjatë një ceremonie të veçantë përkujtimore për viktimat e Holokaustit, gjatë kremtimit të Yom HaShoah (Dita Izraelite e Përkujtimit të Holokaustit), në Qendrën e Komunitetit Hebre në Bukuresht më 18 prill.
Pamja e një tregu para festës së Fitër Bajramit, në Quetta, Pakistan, më 19 prill.
Pasagjerët të ulur mbi një autobus duke pritur nisjen e tyre në një stacion autobusi në Lahore.
Gratë afgane duke përgatitur ushqime në një fabrikë në Kabul.
Një grua duke kaluar pranë një pankarte që përshkruan një ushtar rus në Yefremov, rajoni Tula, Rusi.
Një luftëtar taleban duke biseduar me një tregtar flamujsh jashtë xhamisë Eid Gah në Kabul.