Java nëpërmjet fotografive

Vajzat duke ndjekur një orë mësimore në një shkollë në Zabul, Afganistan.

Djemtë afganë duke luajtur nën një krua uji në Xhalalabad, Afganistan.

Një burrë i moshuar tymos një cigare ndërsa pret të mbushë enët me ujë në Chasiv Yar pranë vijës së frontit në Ukrainën lindore.

Një grua duke ecur në një rrugë të qytetit të vjetër të Tbilisit, Gjeorgji.

Të afërm dhe njerëz të tjerë marrin pjesë në funeralin e adoleshentit pakistanez Azan Afridi, një nga viktimat e anijes së mbytur më 26 shkurt në brigjet e Italisë, në Peshavar.

Hebrenjtë lënë guralecë me mesazhe gjatë një ceremonie në Shkup për të përkujtuar 80-vjetorin e dëbimit të 7.144 hebrenjve maqedonas në kampin nazist gjerman të përqendrimit Treblinka në mars të vitit 1943.

Personeli i sigurisë dhe mbështetësit shoqërojnë një automjet që mbante ish-kryeministrin pakistanez Imran Khan në Lahore, gjatë një tubimi në kuadër të fushatës zgjedhore për asamblenë provinciale të Punxhabit që do të mbahet muajin e ardhshëm.

Kjo fotografi e bërë më 13 mars tregon një tabelë ku shkruan "Punët e klasës së 23 shkurtit" në klasën e një shkolle të shkatërruar nga granatimet në fshatin Prudyanka në rajonin e Harkiv të Ukrainës.

Sheshi i Kuq përpara Katedrales së Shën Vasilit (majtas), Mauzoleumit të Leninit (në mes), Kullës Spasskaya dhe Murit të Kremlinit (djathtas) pas perëndimit të diellit në Moskë.

Policia shoqëron punonjësit e shëndetësisë teksa i vaksinojnë fëmijët kundër poliomielitit Karaçi, Pakistan.

Sorrat e zeza duken si silueta në qiell ndërsa kthehen nga fushat përreth brenda qytetit të Bukureshtit.

Një grua prek fotografinë e djalit të saj të ndjerë në Murin e Kujtesës të Mbrojtësve të rënë të Ukrainës gjatë një ceremonie që shënon Ditën e Vullnetarit, në Kiev më 14 Mars.

Mbështetësit e Lëvizjes Konservatore dhe platformës pro-ruse Alt-Info shqyejnë një flamur të BE-së gjatë një tubimi përpara ndërtesës së Parlamentit në Tbilisi.

Një grua mban një qiri dhe një portret të burrit të saj, i cili u kap gjatë rrethimit të qytetit port të Mariupolit, gjatë një tubimi për të nderuar mbrojtësit e Ukrainës si pjesë e Ditës së Vullnetarit, në Kiev më 14 mars.

Një vajzë iraniane pa shami kërcen mbi një zjarr gjatë një feste tradicionale me zjarr të quajtur 'Charshanbeh Suri' në Teheran.

Mbështetësit e ish-kryeministrit pakistanez, Imran Khan, ndezën një zjarr për të bllokuar rrugën gjatë përleshjeve me policinë përpara arrestimit të mundshëm të Khanit jashtë shtëpisë së tij, në Lahore më 14 mars.

Një anëtar i Unionit të Gazetarëve thyen lapsat gjatë një proteste jashtë Parlamentit gjatë një seance për ndryshimet e diskutueshme në Kodin Penal që do ta bënte shpifjen një krim të dënueshëm me gjoba të ashpra. Banja Lukë, më 14 mars.

Një anëtar i bandës ushtarake hungareze duke luajtur në instrumentin e tij  përpara ndërtesës së Parlamentit në Budapest.

Gratë duke ecur në një nënkalim në qendër të Kievit.

Një grua e moshuar qëndron pranë një ndërtese të djegur pas granatimeve në Kostyantynivka, rajoni Donetsk.

Një pamje që tregon lapsa me ngjyrë të kaltër në një fabrikë lapsash në Rusi.

Era lëviz perdet në një apartament të dëmtuar nga granatimet në betejat më të rënda me trupat ruse në Bahmut, rajoni i Donjeckut, Ukrainë, më 15 mars.

Një ushtar ukrainas duke ushqyer qentë endacakë në një treg lokal në qytetin Orekhovo, Ukrainë.

Një poster reklamues i shpuar nga plumbat shihet në një vitrinë në qytetin e Orekhovo, Ukrainë.

Një grua ndez një qiri gjatë një tubimi përkujtimor për njerëzit e vrarë një vit më parë brenda ndërtesës së Teatrit Drama, të Mariupolit nga një sulm ajror rus, përpara Teatrit të Operas në Kiev më 16 mars.

Një ushtar ukrainas nga Brigada 80 e parashutistëve, duke vëzhguar zonën përreth tij në një pozicion të vijës së parë pranë Bahmutit, rajoni i Donjeckut.

Një djalë fluturon një balonë në një fushë në rrethin Fayzabad të provincës Badakhshan.

Klientet shkojnë për të ngrënë në restorantin Banowan-e-Afghan në Kabul, i cili punëson vajza dhe gra.

Fotografitë e përzgjedhura nga disa prej ngjarjeve që shënuan javën që lamë pas në rajonet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)