Fotografitë e javës
Punëtorët afganë hapin kanale për mbrojtjen nga vërshimet. Ky është projekti i parë i madh në Kandahar që prej se talibanët morën kontrollin e Afganistanit. Përveç se ofrojnë mundësi për 1,000 persona, dy kanalet do të shpërbejnë për të mbrojtur dhjetëra zona të banueshme dhe fshatra nga vërshimet në Kandahar.
Një vajzë afgane bart bukë teksa ecën në rrugët e Kabulit të mbuluara me borë.
Një punëtor shëndetësor mban dorën e një foshnje të sapolindur. Foshnja, në spitalin e qytetit Khabarovsk të Rusisë, dyshohet se është i infektuar me koronavirus.
Armët për luftëtarët e rinj talibanë janë vendosur pranë një muri gjatë ceremonisë së diplomimit të tyre në Kandahar të Afganistanit.
Një shpërndarës në Moskë të Rusisë mban maskë mbrojtëse kundër COVID-19. Ky shtet po përballet me shifra të larta të infektimeve me koronavirus.
Qytetarët duke protestuar në Bishkek më 9 shkurt për të kërkuar mbylljen e mediave të pavarura Kaktus.media, Kloop dhe Shërbimin kirgiz të Radios Evropa e Lirë. Protestuesit kërkuan që këto media të deklarohen si “agjentë të huaj”, duke thënë se ato po e destabilizojnë jetën e qytetarëve kirgizë.
Shaoang Liu nga Hungaria gjatë garës për patinazh të shpejt në Lojërat Olimpike në Pekin.
Anastasia Gubanova nga Gjeorgjia gjatë performancës së patinazhit në Lojërat Olimpike Pekini 2022.
Dy burra shikojnë ndërtesat në Moskë përmes një teleskopi në kryeqytetin rus.
Dzmitry Lazouski nga Bjellorusia gjatë garës për qitje në Lojërat Olimpike që po mbahen në Pekin.
Qentë në një strehimore në Grozni të Çeçenisë.
Smogu në Novosibirsk të Rusisë.
Presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë takimit në Moskë me presidentin francez, Emmanuel Macron, për të diskutuar për krizën në kufijtë e Ukrainës. Gjatësia e tavolinës u bë subjekt i shakave në internet.
Një banore e Novooleksandrivka, që gjendet në vijën e frontit në lindje të Ukrainës.
Një modele bëhet gati për Javën e Modës në Budapest.
Rumia, 59-vjeçare nga Kievi i Ukrainës, përdor një pushkë prej druri teksa trajnohet që të përdorë armët, në kohën e rritjes së frikës për një pushtim rus. Rumia është tatare nga Krimea, gadishull që u aneksua nga Rusia më 2014.
Patinat e Anastasiia Shabotova nga Ukraina, që mori pjesë në Lojërat Olimpike të Pekinit.
Një person në Peshavar të Pakistanit shet bukë tradicionale, që quhen naan.