Java përmes fotografive
Një djalë hidhet në lumin Treska, në afërsi të Shkupit në Maqedoninë e Veriut.
Një person në Moskë merr vaksinën e Rusisë Sputnik V kundër koronavirusit.
Një farkëtar mpreh një thikë në Karaçi të Pakistanit.
Një tank i rrokullisur në fshatin Troiskoye në Rusisë.
Një protestues, që dikur ishte polic, fshin fytyrën e një polici gjatë një proteste para ndërtesës së parlamentit në Kiev. Protestuesit, që janë pensionist, kërkuan që të rriten pensionet e tyre.
Këta persona lahen në lumin Neva në Shën Petersburg të Rusisë.
Një burrë bën dush në liqenin Ada Ciganllija në Beograd të Serbisë, më 14 korrik, teksa ky shtet u përball me temperatura të larta.
Aktivistët opozitarë u përleshën me policinë në Tbilisi më 12 korrik, pas vdekjes së një kameramani, i cili ishte rrahur gjatë një ngjarjeje për komunitetin LGBT. Aktivistët kërkuan dorëheqjen e kryeministrit dhe Qeverisë së Gjeorgjisë.
Një djalë hidhet në lumin Treska në Maqedoni të Veriut, teksa ky shtet regjistroi temperatura të larta.
Korrja e grurit në Nedvigovka të Rusisë.
Një flamuri i talibanëve afgan i vendosur në Çaman, në kufi ndërmjet Pakistanit dhe Afganistanit.
Arkivoli i hapur i kameramanit gjeorgjian, Lesko Lashkarava në Tbilisi. Ai u gjet i vdekur në shtëpinë e tij më 11 korrik, disa ditë pasi u sulmua nga persona kundër komunitetit LGBT gjatë Paradës së Krenarisë në Tbilisi.
Ky djalosh freskohet në një fontanë në Moskë.
Një anëtar i forcave speciale të Afganistanit gjatë luftimeve me militantët talibanë në provincën Kandahar.
Një grua kalon pranë disa anëtarëve të një klubi historik, të cilët janë veshur me uniforma të ushtarëve francezë, në një ceremoni që shënon rikthimin e eshtrave të gjeneralit francez Charles-Etienne Gudin de la Sablonniere. Ky gjeneral kishte marrë pjesë në luftërat e Revolucionit Francez dhe në luftërat e Napoleonit. Ai kishte qenë një prej komandantëve favorit të Napoleon Bonapartës dhe vdiq në Betejën e Smolenskut, gjatë fushatës ruse më 1912. Moskë, 13 korrik 2021.
Njerëzit përdorin kranin për të bartur në katin e sipërm të një ndërtese kafshët që do të sakrifikohen për Kurban Bajram. Karaçi, Pakistan.
Një person heq një bilbord të vendosur për EURO 2020 në Bukuresht të Rumanisë.
Këta burra afganë udhëtojnë me një motoçikletë në periferi të Kabulit.
Protestë në Berlin të Gjermanisë kundër Qeverisë iraniane.
Forcat speciale iraniane bëjnë roje në një fshat në provincën Kandahar.