Java përmes fotografive
Një myslimane e Bosnjës në Srebrenicë qan teksa dëgjon vendimin për liderin ushtarak të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq. Atij iu refuzua apeli për dënimin me burgim të përjetshëm për masakrën në Srebrenicë dhe për mizori të tjera gjatë luftës së Bosnjës.
Fëmijët luajnë me një replikë të dinozaurit që është vendosur në Dino Park, një kopsht zoologjik që është hapur së fundmi në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
Një vepër arti e artistit turk, Ahmet Gunestekin e vendosur pranë Qendrës Kulturore Heydar Aliyev në Baku të Azerbajxhanit.
Një djalë afgan teksa punon në një furrë të tullave në provincën Nangarhar.
Punëtorët e Ministrisë së Emergjencave në Rusi dezinfektojnë një stacion treni në Moskë, si pjesë e përpjekjeve për të frenuar përhapjen e mëtejmë të koronavirusit. Kryetari i Moskës ka njoftuar se nga 15 deri më 19 qershor nuk do të punohet, teksa ky qytet, por edhe qytete të tjera ruse kanë raportuar numrin më të lartë të infektimeve me koronavirus që prej dimrit.
Një punëtor në një treg të Karaçit, në Pakistan.
Një burrë pakistanez freskohet, teksa qyteti Peshavar regjistroi temperatura të larta.
Një ushtar i Gardës së Nderit në Rumani gjatë një ceremonie të mbajtur pranë memorialit të Ushtarit të Panjohur në Bukuresht.
Një burrë afgan në Kandahar prodhon freskues ajri, që punojnë me energji diellore.
Gjysmëeklipsi në Shën Petersburg të Rusisë.
Një farkëtar në një fabrikë në Karaçi të Pakistanit.
Këta persona kalojnë pranë një post-blloku në Kabul të Afganistanit.
Personeli i sigurisë dhe qytetarët qëndrojnë shikojnë vendin e ngjarjes ku ndodhi një aksident me tren, që vrau dhjetëra persona, në provincën Sindh të Pakistanit.
Mbështetëset e kandidatit për president në Iran, Ebrahim Raisi gjatë fushatës zgjedhore në qytetin Eslamshahr.
Një burrë fle në një ulëse në Moskë.
Punëtorët shëndetësor vaksinojnë kundër polios një fëmijë në Peshavar të Pakistanit.
Kjo grua kalëron në Moskë.
Një lypëse në Kiev të Ukrainës.