Java përmes fotografive
Një qytetare ecën në rrugët e mbuluara nga bora në Stavropol, Rusi më 29 janar. (Reuters/Eduard Komyenko)
Veturat kalojnë pranë rrugës së dëmtuar në fshatin Mazgit të Kosovës, par reshjeve të shiut. (AFP/Armend Nimani)
Këta djem punojnë në riciklimin e mbeturinave në një deponi në Larkana të Pakistanit. (epa-EFE/Wqar Hussein)
Hëna e plotë mbi qiellin e Almatit, Kazakistan më 20 janar. (Reuters/Pavel Mikheyev)
Një punëtor shëndetësor në Poloni, është mbështetur për murin e një spitali në Bukuresht. (AP/Andreea Alexandru)
Një person i veshur si Spiderman-i merr pjesë në protestën që ka organizuar sektori i gastronomisë kundër masave të mbylljes në Sofje të Bullgarisë. (Reuters/Stoyan Nenov)
Gratë me maska në fytyrë marshojnë kundër rezultatit të zgjedhjeve presidenciale në Bjellorusi. Marshi u organizua më 26 janar në Minsk. (AFP/Stringer)
Monumenti i ri i ngritur në Beograd i Stefan Nemanjas. Ky monument është vendosur në Sheshin Sava. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq zbuloi këtë monument të Nemanjas më 27 janar. Nemanja ka qenë udhëheqës serb në shekullin e 12-të. (AP /Darko Vojinovic)
Një djalë në Kabul mban në shpinë mbeturina, të cilat më pas do të riciklohen.(epa-EFE/Hedayatullah Amid)
Një konduktore autobusi fle në autobusin në qytetin Perm të Rusisë. (AFP/Kirill Kudryavtsev)
Një kukull rrobash është mbuluar me qese plastike, për ta mbrojtur nga bora. Fotografi e bërë në Prishtinë. (epa-EFE/Valdrin Xhema)
Një punëtor shëndetësor në Kandahar, shënjon gishtin e një fëmije afgan, përpara se atij t’i administrohet vaksina kundër polios më 26 janar. (efe-EPA/Muhammad Sadiq)
Dora e artistes ruse, të quajtur Alla Urban shihet në veprën artistike të quajtur “Pyetjet”. Kjo vetër e Urban është ekspozuar në një galeri në Moskë. (AP/Pavel Golovkin)
Punëtorët e gastronomisë marrin pjesë në protestën kundër masave kufizuese në Sofje të Bullgarisë më 27 janar. (AFP/Dmitar Dilkoff)
Një gjimnaste pushon, teksa një atlete tjetër shikon garën e parë të gjimnastikës ritmike për meshkuj, që u mbajt në Moskë. (AFP/Natalia Kolesnikova)
Një hungareze, që ka vendosur maskë për t’u mbrojtur nga pandemia, merr pjesë në shërbimet e Kishës Luteriane në Csovari. Shërbimet kjo kishë po i mban në ambient të hapur. (AP/Laszlo Balogh)
Një polic arreston një aktivist të opozitës në Moskë më 24 janar. Protesta në mbarë Rusinë u mbajtën për të kërkuar lirimin e Aleksei Navalnyt. (AP/George Markov)