Fotografitë më të mira të javës

Një grua në Shkup të Maqedonisë së Veriut vrapon pranë një murali ku shihen njerëz me maska. (epa-EFE/Georgi Licovski)

Lindja e diellit në Sevastopol, Krime.(Reutersr/Alexey Pavlishak)

Njerëz që kanë vendosur maska për t’u mbrojtur nga koronavirusi, presin në një stacion autobusi në Kishiniev të Moldavisë.(AFP/Sergei Gapon)

Mjegull në Shkup të Maqedonisë së Veriut. (Reuters/Ognen Teofilovskithe)

Një foshnje dhe nëna e tij bëhen gati të largohen nga Stepanakert pas luftimeve mes forcave të Azerbajxhanit dhe Armenisë në rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut.(AP)

Një grua viziton memorialin në Butovo, në periferi të Moskës. Ky memorial, që u ngrit më 2017, përkujton 20,762 personat e ekzekutuar gjatë regjimit të Stalinit në vitet 1937-38.(epa-EFE/Maxim Shipenkov)

Disa burra shikojnë kraterin që është krijuar pas sulmeve me bombë në afërsi të Katedrales së Shpëtimtarit të Shenjtë, që gjendet në Stepanakert, në rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut. (AP)

Një punëtor shëndetësor në një spital të improvizuar në Beograd të Serbisë. Serbia po regjistron numra të lartë me koronavirus, duke shtyrë qeverinë që të shqyrtojë masa të reja kufizuese.(epa-EFE/Marko Djokovic)

Zjarrfikësit qëndrojnë pranë një veture të djegur, e cila është goditur nga bombardimet, gjatë luftimeve në qytetin Barda të Azerbajxhanit, që ndodhet në rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut. (Reuters/Aziz Karimov)

Një vajzë e vogël shkrep një selfie së bashku me vëllanë e saj në rrugët e ndriçuara në Karaçi të Pakistanit, ku është festuar ditëlindja e Profetit Muhamed.(AFP/Asif Hassan)

Një punëtore shëndetësore heq veshjet mbrojtëse pasi ka mbaruar punën në një spital të Moskës, ku trajtohen pacientët me COVID-19.(TASS/Sergei Bobylev)

Mbështetësit komunistë marshojnë drejt mauzoleumittë Vladimit Leninit në Moskë, ku vendosën lule në përvjetorin e 102 të tij. (AFP/Alexander Nemenov)

Barela të përlyera me gjak janë vendosur përpara një spitali që gjendet afër frontit të luftës në rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut. (AP)

Policët duke arrestuar një aktiviste të FEMEN, gjatë një proteste para ambasadës polake në Kiev, ku u kundërshtuan ligjet e reja të Polonisë për abortin. (AFP/Sergei Supinsky)

Të moshuarit në një qendër për refugjatë në Jerevan. Ata u larguan nga rajoni i shkëputur i Nagorno Karabakut për shkak të luftimeve. (AFP/Karen Minasyan)

Një veteran i Luftës së Dytë Botërore viziton një ekspozitë 3D, të quajtur “Treni i Fitores”, që është hapur në hekurudhën në Shën Petersburg të Rusisë. Ekspozita është e hapur në tetë vagonë. Vizitorët mund të shohin se si ka qenë përditshmëria në Leningradin e rrethuar, ku mund të shohin edhe si janë dukur frontet e luftës, ushtarët e plagosur, etj. Ky tren, me këtë ekspozitë, udhëton në 13 qytete ruse dhe stacioni i tij i fundit është Volgograd.(epa-EFE/Anatoly Maltsev)

Një punëtore shëndetësore, e veshur me burka, i jep vaksinën për polio një fëmije në Herat të Afganistanit.(AFP/Hoshang Hashimi)

Një afgan qan mbi trupin e vëllait të tij që u vra në një sulm vetëvrasës me bombë në Kabul. (Reuters/Mohammad Ismail)

Një zyrtar policor, që ka vendosur maskë, patrullon në rrugët pranë Kishës Ortodokse në Moskë.(epa-EFE/Yuri Kochetkov)

Policët arrestojnë studentët që më 26 tetor morën pjesë në grevën mbarëkombëtare në Minsk të Bjellorusisë.(AFP/Stringer)

Anëtare të një ansambli gjatë performancës së tyre në një festival në Grozni të Çeçenisë.(TASS/Yelena Afonina)

Disa qytetarë duke votuar në zgjedhjet lokale në Kiev të Ukrainës më 25 tetor.(AP/Mikhail Palinchak)