Fotografitë e javës

Një grua teksa bën një selfie në një park të Moskës. (Reuters/Maxim Shemetov)

Një qen i quajtur Nord Boss qëndron në shpinën e pronares së tij, Natasha, teksa të dy rrëshqasin mbi një skateboard në Moskë. (Reuters/Evgenia Novozhenina)

Timur Xaligov mban në duar trupin e pajetë të vajzës së tij 10-muajshe Narin. Ajo, së bashku me pesë anëtarë të tjerë të familjes, përfshirë nënën e saj, Sevil, pasi më 17 tetor një raketë goditi shtëpinë e tyre në qytetin azerbajxhanas Ganca, që gjendet në rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut.(Reuters/Umit Bektas)

Një ushtar i plagosur armen më 14 tetor trajtohet në bodrumin e një qendre mjekësore në Stepanakert, qytetin kryesor në Nagorno-Karabak. (AFP/Aris Messinis)

Perëndimi i diellit në Bukuresht. (Reuters/Inquam Photos/Octav Ganea)

Një patë noton në një lumë, mbi të cilin reflekton imazhi i një shtëpie në qendër të Moskës. (epa-EFE/Yuri Kochetkov)

Një djalë mbledh mbeturina të riciklueshme në një deponi në periferi të qytetit pakistanze, Karaçi. (epa-EFE/Shahzaib Akber)

Një grua vrapon pranë një rruge që gjendet në afërsi të Lumit Moskva në Moskë më 16 tetor. (AFP/Alexander Nemenov)

Anëtarë të një trupe cirku në Hungari teksa performojnë në Pallatin e Arteve në Budapest. (AFP/Attila Kisbenedek)

Familjarët e një ushtari të vrarë azerbajxhanas vajtojnë pranë arkivolit të tij. Ushtari u vra në luftimet që Armenia dhe Azerbajxhani po zhvillojnë mbi rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut. (AFP/Karen Minasyan)

Lojtari rus Artem Dzyuba (majtas) dhe ai hungarez Willi Orban gjatë ndeshjes mes Rusisë dhe Hungarisë të mbajtur më 14 tetor, në kuadër të Ligës së Kombeve të UEFA-s. (AP/Pavel Golovkin)

Barelat shihen jashtë një spitali, i cili sipas Ministrisë së Jashtme të rajonit të Nagorno-Karabakut, është dëmtuar gjatë bombardimeve të fundit nga forcat armene në Martakert më 15 tetor. (Reuters/Stringer)

Statuja e Vladimir Leninit në Jekateringurg ka të vendosur një maskë të fytyrës ku është shkruar “Mbroni veten dhe njerëzit që i doni”. Një grup i mjekëve vullnetarë vendosi maska në statujat në këtë qytet me pëlqimin e autoriteteve lokale. (TASS/Donat Sorokin)

Disa punëtorë në Prishtinë teksa lyejnë një ndërtesë. (AFP/Armend Nimani)

Një ushtar i plagosur trajtohet më 14 tetor në bodrumin e një qendre mjekësore në qytetin Stepanakert, teksa luftimet në rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut vazhdojnë. (AFP/Aris Messinis)

Aktivistë nga disa parti nacionaliste ukrainase marrin pjesë në një protestë në Kiev ml 14 tetor. (epa-EFE/Sergey Dolzhenko)

Një qytetare në Moskë ka vendosur maskën, teksa qëndron në një stacion metroje. (TASS/Vladimir Gerdo)

Një djalë mban në duar një lakuriq nate të cilin e ka kapur në Peshavar të Pakistanit. (AFP/Abdul Majeed)

Zogjtë fluturojnë mbi një fushë të mbjellë me luledielli, teksa tentojnë që të gjejnë ushqim në Inke të Hungarisë. (epa-EFE/Gyorgy Varga)

Një raketë e pashpërthyer e tipit BM-30 Smerch është fotografuar në periferi të Stepanaskert më 12 tetor, teksa luftimet vazhdojnë mes Armenisë dhe Azerbajxhanit mbi rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut. (AFP/Aris Messinis)

Pensionistët bjellorusë debatojnë me një zyrtar policor gjatë një tubimi në Minsk më 12, të organizuar kundër Aleksandar Lukashenkës. (AFP/Stringer)

Afganët largohen nga fshatrat e tyre, pasi luftimet midis talibanëve dhe forcave të sigurisë intensifikojnë luftimet në Lashkargah, në Provincën Helamand më 12 tetor. Luftimet mes talibanëve dhe forcave të sigurisë vijnë teksa dy palët po zhvillojnë bisedime të paqes në Doha të Katarit. (epa-EFE/Watan Yar)

Një grua në Prishtinë valëvit flamurin me ngjyrat e ylberit, teksa merr pjesë në Paradën e Krenarisë të mbajtur më 12 tetor. (AFP/ Armend Nimani)

Njerëzit qëndrojnë pas shiritave të policisë teksa ekipet e shpëtimit kërkojnë për të mbijetuar në rrënojat e ndërtesave që u goditën nga një sulm me raketa në Ganca të Azerbajxhanit më 11 tetor.

Polici i dalë në pension, Genadiy Avanesyan, 73 vjeç, kërkonnë rrënojat e shtëpisë së tij për gjësende që mund të kenë shpëtuar, pas bombardimeve në Stepanakert, në rajonin e Nagorno-Karabakut. (AFP/Aris Messinis)