Java nëpër fotografi

Kolegët dhe miqtë marrin pjesë në funeralin për ushtarin ukrainas dhe balerinin Vadym Khlupyanets, i cili u vra së fundmi derisa po luftonte kundër trupave ruse. Ceremonia e homazheve u mbajt në Teatrin Kombëtar të Operetës Akademike në Kiev më 24 nëntor.

Shiu përshkon fytyrën e një statuje në Kiev kushtuar viktimave të Holodomorit më 26 nëntor, ditën në të cilën Ukraina përkujton urinë katastrofike që vrau miliona njerëz në vitet 1932-33.

Ekipi kombëtar në futboll i Iranit duke festuar me Rouzbeh Cheshmin (në qendër) pasi ai shënoi golin e parë në kohën shtesë gjatë ndeshjes së Grupit B të Kupës së Botës ndërmjet Uellsit dhe Iranit, në stadiumin Ahmad Bin Ali në Katar, më 25 nëntor.

Njerëzit duke valëvitur flamujt rusë dhe armenë ndërsa në qytet pritej të mbahej një sesion i Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive, më 23 nëntor.

Një ushtar ukrainas afër një tanku rus të kapur T-80, me të cilin forcat ukrainase qëllojnë në  pozicionet e armikut në rajonin e Donjeckut.

Udhëtarët pakistanezë duke kaluar nëpër një urë mes smogut të rëndë në Lahore.

Një burrë duke u lutur para varreve të ushtarëve në Ditën e Dinjitetit dhe Lirisë së Ukrainës në varrezat Lichakiv, në Lviv, më 21 nëntor.

 Katedralja e Shën Vasilit në Sheshin e Kuq të Moskës.

Një pjatë me ushqim të ngrirë shihet në banesën e Tetyana Reznychenkos. Apartamenti i saj nuk ka energji elektrike, ngrohje apo ujë dhe është në katin e pestë të një ndërtese të dëmtuar rëndë nga një sulm ushtarak rus në fshatin ukrainas Horenka.

Ekipi kombëtar i Iranit zgjodhi të mos këndojë himnin e vendit të tij para ndeshjes hapëse të Kupës së Botës kundër Anglisë më 21 nëntor, në shenjë mbështetjeje për protestuesit në Iran.

Dy gra strehohen nën një ombrellë më 21 nëntor teksa kalojnë pranë një murali në Prishtinë. Reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytje në shumë qytete të Kosovës, duke dëmtuar tokat bujqësore dhe bizneset familjare, ndërsa disa qytete po përballen me mungesë të ujit të pijshëm.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, shfaqet në një ekran të madh teksa flet përmes videokonferencës gjatë sesionit të 68-të vjetor të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Madrid, më 21 nëntor.

Sulmet ruse me raketa goditën infrastrukturën kritike civile në Kiev, duke e lënë qytetin në errësirë, më 23 nëntor.

Të rinjtë afganë duke luajtur kriket në majën e kodrës Nadir Khan.

Një ushtarak ukrainas duke pushuar pasi është kthyer nga vija e frontit pranë Hersonit, në Ukrainën jugore.

Fëmijët ukrainas duke luajtur në një pikë kontrolli të braktisur në Herson.

Ushtarët ukrainas duke gjuajtur drejt pozicioneve ruse në vijën e frontit pranë Hersonit, më 23 nëntor.

Një mësues duke ndihmuar dy nxënës që ta kalojnë një lumë në Lagan Khar, një fshat në distriktin Swat në provincën Khyber Pakhtunkhwa, në veriperëndim të Pakistanit.

Një vajzë duke mbajtur ngrohtë një kotele që e kishte gjetur në një ndërtesë banimi të shkatërruar nga një sulm me raketa ruse në qytetin Vyshhorod, afër Kievit.

Balerinat duke performuar një fragment nga baleti "Arrëthyesi", i vënë në skenë nga koreografi Yuri Posokhov, në Teatrin e Muzikës Akademike të Moskës Stanislavski dhe Nemirovich-Danchenko.

Njerëzit duke pritur në radhë për të mbushur shishet me ujë të pijshëm nga një pus në Herson, në jug të Ukrainës.

Një grua e plagosur në një sulm rus e shtrirë brenda një ambulance përpara se të dërgohej në një spital në Herson.

Një ushtar ukrainas qëndron pranë automjeti GRAD të ushtrisë ukrainase që lëshon raketa drejt pozicioneve ruse në vijën e frontit pranë vendbanimit Bakhmut, rajoni Donetsk, Ukrainë.

Njerëzit duke marshuar në mbështetje të fjalës së lirë në Bishkek, më 25 nëntor.

Reshjet e dendura të shiut që shkaktuan përmbytje në Kosovë, një protestë në mbështetje të lirisë së fjalës në Bishkek dhe skena nga lufta në Ukrainë, janë vetëm disa nga ngjarjet që shënuan javën që lamë pas. Radio Evropa e Lirë ju sjell fotografitë më domethënëse të përmbledhura në një fotogaleri. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)