Forcat ukrainase përgatiten për sulm potencial nga Bjellorusia

Your browser doesn’t support HTML5

Ushtria e Ukrainës, Garda Kombëtare, si dhe Shërbimi Shtetëror i Rojës Kufitare i këtij vendi, po zhvillojnë manovra të përbashkëta afër kufirit me Bjellorusinë. Këto stërvitje ushtarake po kryhen prej kur forcat ukrainase kanë çliruar rajonin e Çernhivit nga trupat ruse. Ushtria ukrainase ka demonstruar për gazetarët se si forcat e saj do të reagonin në rast të një pushtimi nga fqinji i tyre verior. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)