Në frontin e Pokrovskut teksa forcat ruse i afrohen "qytetit kala"
![](https://gdb.rferl.org/2e2d242d-b50a-4286-8a17-85bd1faf3fa7_w1080_r0_s.jpg)
Artem, një komandant ukrainas 40-vjeçar, bërtet në shenjë paralajmërimi para se ekipi i tij i artilerisë të gjuajë drejt pozicioneve ruse pranë Pokrovskut, në fillim të tetorit.
![](https://gdb.rferl.org/7547ddba-a4bb-4d27-9878-8ddc33ffe528_w1080_r0_s.jpg)
Qendra e Pokrovskut e fotografuar më 2012.
Gjatë shekullit të kaluar, dhe me emra të ndryshëm, qyteti lindor i Ukrainës u përball me disa luftëra, si Lufta Civile e Rusisë, pastaj pushtimi gjerman në Luftën e Dytë Botërore.
Tani Pokrovsku duket se do të preket sërish nga lufta.
![](https://gdb.rferl.org/5767e56c-b582-42bb-8ae3-872854bfbc81_w1080_r0_s.jpg)
Një burrë me biçikletë duke kaluar pranë një tabele në hyrje të periferisë së Pokrovskut, shtator 2024.
Që nga korriku, forcat ruse kanë avancuar direkt drejt Pokrovskut, i cili dikur ishte shtëpi e rreth 60.000 njerëzve dhe shihet si një portë për në rajonin e Donjeckut.
![](https://gdb.rferl.org/6e4be1ca-029d-4c5d-b4e1-e2dcda36fc30_w1080_r0_s.jpg)
Artemi përgatit një armë gjahu ndërsa një dron dëgjohet lart, në fillim të tetorit.
Që nga 8 tetori, forcat ruse janë rreth 6 kilometra larg nga Pokrovsku dhe duket se po përqendrojnë të gjitha përpjekjet e tyre të luftës në Donjeck për të pushtuar qytetin.
Një treg në rrugë në Pokrovsk më 25 shtator.
Një analist ukrainas paralajmëroi kohët e fundit se nëse Kievi humbet Pokrovskun, "e gjithë vija e frontit do të shkapërndahet".
Një anëtar i një ekuipazhi artilerie pranë Pokrovskut tregon veprën e artit fetar që ai skicon midis detyrave luftarake.
Pokrovsku është një qendër kryesore hekurudhore dhe, më e rëndësishmja, prodhon qymyr me cilësi të lartë të nevojshme për prodhimin e çelikut. Ekspertët e industrisë thonë se Ukraina mund të humbasë gjysmën e kapacitetit të saj aktual të prodhimit të çelikut nëse qyteti dhe miniera e tij afër bien në duart e Rusisë.
Shenjat orientuese në Pokrovsk duke përfshirë një (djathtas) që shfaq një numër telefoni për njerëzit që duan të evakuohen.
Rreth 13.000 banorë besohet se kanë mbetur në qytet që nga 4 tetori.
Një bllok apartamentesh i dëmtuar në Pokrovsk në shtator.
Gazetarët raportojnë se disa vendas po presin hapur ardhjen e trupave ruse, pavarësisht precedentit të përsëritur të vendbanimeve të Donbasit duke u kthyer në gërmadha në kohën kur forcat ruse hyjnë.