Mes sulmeve ruse dhe të ftohtit, ushtarët ukrainas kujtojnë ngrohtësinë e shtëpive

Një ushtar duke bërë një sy gjumë gjatë një qetësie në granatimet.
Korrespondenti i Radios Evropa e Lirë, Maryan Kushnir, vizitoi forcat e Ukrainës pranë Kupijanskut në verilindje të Ukrainës, ku po e luftojnë artilerinë ruse dhe të ftohtit.
 

Kushnirit iu desh të ecte nën kërcënimin e dronëve rusë për të arritur në llogore, duke lëvizur nëpër errësirë.

Gjysmë ore pas mbërritjes së tij, granatimet ruse shënjestruan pozicionin e tyre, duke lëkundur tokën ranore të gropës.

Ushtarët jetojnë shumë sikurse ushtarët ukrainas që luftuan dhe vdiqën në llogoret e Luftës së Parë Botërore.
 

Kurora dikur e dendur e pemëve që zinte qiellin, tani është copëtuar, duke krijuar një tablo të shkretuar dhe të shkatërruar. Ushtarët e quajnë atë "Mulliri i mishit Verdun", duke iu referuar betejës së famshme të Luftës së Parë Botërore.

Me hapësirën e vogël brenda gropës së tyre, ushtarët duhet të flenë me radhë ndërsa të tjerët ulen dhe presin në errësirë.

Një ushtar ndez një qiri llogore, burimi i vetëm i nxehtësisë dhe dritës...

...që i pengon burrat të zhyten plotësisht në errësirën e zezë.

Të ulur në errësirë, ushtarët kujtojnë një restorant picash të preferuar në një fshat prapa vijës së frontit.

Megjithëse ushqimi është gjithmonë një temë e lehtë, biseda e tyre gjithmonë kthehet te familjet e tyre dhe mallin për gjërat e përditshme si familja dhe puna .

Ata flasin gjithashtu se si ata janë mbrojtja e fundit kundër forcave të Kremlinit që kërcënojnë familjet e tyre në shtëpi.

Mes një serie tjetër granatimesh, ushtarët dëgjojnë të qetë ndërsa pemët kërcasin dhe copëtohen sipër e toka dridhet nga goditjet e artilerisë.

Korrespondenti i Radios Evropa e Lirë, Maryan Kushnir, shkoi në llogoret e ftohta në verilindje të Ukrainës, ku forcat e Kievit po përballen me mot të ashpër dhe sulme artilerie, në një luftë që po zgjat dhe në dukje të pafund. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)