Flamuj, lot dhe gjunjëzim: Ushtarët ukrainas lirohen nga robërimi rus
Your browser doesn’t support HTML5
Dhjetëra ukrainas u rreshtuan përgjatë disa kilometrave rrugë për të pritur 95 ushtarë, të cilët u kthyen në shtëpi me një karvan autobusësh, pas një shkëmbimi të burgosurish ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë, më 17 korrik. Disa nga të liruarit ishin mbajtur për më shumë se dy vjet si robër lufte, në kushte të ashpra në qendra ruse të burgimit. Disa prej tyre u zotuan se do t’u kthehen shpejt radhëve të forcave të armatosura ukrainase, për të vazhduar luftën e tyre kundër pushtimit rus. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ekrem Fazliu)