Një fitore për fëmijët e luftës në Ukrainë
Your browser doesn’t support HTML5
Pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia nuk e ka mundur shpirtin e Vinnytsya Wolves, një klub i futbollit amerikan që është i vendosur rreth 250 kilometra në jugperëndim të Kievit. Me shumë lojtarë të rritur që po luftojnë të mbrojnë vendin në vijën e parë të frontit, lojtari dhe trajneri Yevhen Khomyn po ua mëson këtë sport fëmijëve, disa prej të cilëve kanë baballarë futbollistë që luftojnë në rajonin e Donbasit. Stërvitjet për këtë lojë jo vetëm që u tregojnë djemve dhe vajzave vendase një lojë të re, ato gjithashtu u japin atyre një pushim të shkurtër nga vështirësitë e përditshme të kohës së luftës. (Përgatitën: Gresa Kraja dhe Ibrahim Berisha)