Dy vendet nordike, Finlanda dhe Suedia, janë të palidhura ushtarakisht së paku që nga Lufta e Dytë Botërore, edhe pse të dyja i janë bashkuar programit të partneritetit të NATO-s për paqe në vitin 1994 dhe kanë kontribuar në misionet e udhëhequra nga NATO-ja, qoftë në Ballkan, Afganistan apo Irak.
Si vende joanëtare, Helsinki dhe Stokholmi nuk e kanë garancinë e NATO-s se sulmi ndaj një aleati do të nënkuptonte sulm ndaj të gjithëve. Dhe, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, ata kanë nisur ta rimendojnë jetën e tyre jashtë NATO-s.
Your browser doesn’t support HTML5
Një sondazh i kryer nga kompania YLE në Finlandë, në muajin mars, ka gjetur se 62 për qind e finlandezëve e mbështesin anëtarësimin e vendit të tyre në aleancë. Për krahasim, në vitin 2017, kjo shifër ka qenë 21 për qind dhe nuk është luhatur shumë me dekada të tëra.
Në Suedi, ndërkaq, sondazhi i kompanisë Kantor-Sifo ka treguar se 59 për qind e suedezëve favorizojnë anëtarësimin në NATO, sidomos nëse Finlanda i bashkohet asaj.
Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, ka thënë më 13 prill se vendi i saj, i cili ndan mbi 1,300 kilometra kufi me Rusinë, do ta marrë vendimin për anëtarësinë në NATO “brenda javësh, jo muajsh”.
“Dallimi midis të qenët partner dhe të qenët anëtar është shumë i qartë dhe do të mbetet i tillë. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të pasur garanci për sigurinë, përveç me mbrojtjen e përbashkët që garanton Artikulli 5 i NATO-s”, ka thënë Marin.
SHIKONI EDHE: Finlanda dhe Suedia peshojnë anëtarësimin në NATODerisa Finlanda mund të jetë gati brenda ditësh, ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde, ka thënë se Stokholmit mund t’i duhet më shumë kohë.
“Nuk jemi gati. Duhet ta analizojmë këtë. Nuk do të marrim asnjë vendim pa një analizë të plotë. Kështu punojmë ne në Suedi”, ka thënë Linde.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se është e mundur që Finlanda dhe Suedia të anëtarësohen “shumë shpejt”, por aleanca ushtarake nuk ka komentuar se si mund të duket një proces i tillë i shpejtë.
SHIKONI EDHE: Stoltenberg: Lufta në Ukrainë, “kriza më e madhe e sigurisë në gjeneratë”Leo Michel, ish-drejtor i politikave të NATO-s në Pentagon, thotë se, marrë parasysh bashkëpunimin e gjatë midis dy vendeve aspiruese dhe NATO-s, procesi i negociatave të anëtarësimit do të shkurtohet, por anëtarësimi formal do të varet nga ratifikimi që duhet t’ia bëjnë të 30 vendet ekzistuese të NATO-s.
“Finlanda dhe Suedia e njohin NATO-n shumë mirë dhe NATO-ja i njeh ato. Le të supozojmë se negociatat mund të përmblidhen në një ose dy muaj. Por, e panjohura më e madhe është se sa muaj do t’iu duhen të 30 aleatëve për ta ratifikuar anëtarësimin e tyre në parlamentet ose qeveritë e tyre. Kjo është një pasiguri e madhe”.
“Unë besoj se do të jetë vështirë për ta bërë këtë deri në fund të vitit 2022, por jo e pamundur përpara pranverës së vitit 2023”, thotë Michel për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.
Procesi i ratifikimit për Maqedoninë e Veriut - vendin e fundit që është pranuar në NATO - ka zgjatur rreth një vit, ndërsa negociatat e anëtarësimit me një vend aspirues mund të zgjasin edhe me vite.
Your browser doesn’t support HTML5
Rusia ka paralajmëruar pasoja për NATO-n nëse lejon anëtarësimin e Finlandës dhe të Suedisë. Aleanca ushtarake e NATO-s është formuar në vitin 1949 për t’iu kundërvënë perandorisë sovjetike në Evropë. Sot, Rusia pretendon - pa asnjë bazë - se zgjerimi i NATO-s paraqet kërcënim për sigurinë e saj.
Kjo ka qenë edhe një nga arsyet që ka përmendur presidenti rus, Vladimir Putin, përpara se të niste pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Ukraina ka shprehur hapur aspiratën për anëtarësim në NATO.
SHIKONI EDHE: Putin nderon brigadën që Ukraina e akuzon për “krime lufte” në BuçaColin Wall, nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, thotë për Exposenë se është pikërisht agresioni i Rusisë në Ukrainë ai që po shtyn Finlandën dhe Suedinë në krahët e NATO-s. Sipas tij, pushtimi i paprovokuar i Ukrainës është duke ndryshuar politikën e neutralitetit ushtarak - në rastin e Suedisë pas më shumë se dy shekujsh.
“Veprimet e Rusisë në Ukrainë kanë qenë aq të tmerrshme, aq shokuese, saqë kanë eliminuar pothuajse atë mendësinë që ka ekzistuar në Finlandë dhe në Suedi, se Rusia nuk do t’i sulmojë ato. Rusia ka sulmuar një fqinj paqësor - [Ukrainën]. Kështu janë edhe Finlanda dhe Suedia për Rusinë. Andaj, veprimet e Putinit - duke qenë aq të pacipa, aq brutale - mund ta përmbysin politikën e jashtme të Finlandës dhe Suedisë, e cila është e vjetër me dekada apo edhe shekuj”, thotë Wall.
Your browser doesn’t support HTML5
Nëse Finlanda i bashkohet NATO-s, kjo do të thotë se kufiri total tokësor midis territorit të NATO-s dhe Rusisë do të rritej për më shumë se dyfish.
Sipas të dhënave në ueb-faqen e NATO-s, kufiri tokësor i Rusisë me vendet anëtare të NATO-s aktualisht është 1,215 kilometra i gjatë. Me anëtarësimin eventual të Finlandës në NATO, ky kufi do të rritej për 1,340 kilometra - aq sa është gjatësia e kufirit Finlandë-Rusi.
Finlanda, po ashtu, është një nga vendet e pakta evropiane që vazhdon rekrutimin ushtarak dhe gati një e treta e popullsisë së saj të rritur janë rezervistë.
Leo Michel, i cili aktualisht është bashkëpunëtor i Këshillit Atlantik, thotë se zgjerimi i NATO-s me Finlandën patjetër se do ta bënte më të sigurt kontinentin evropian, marrë parasysh edhe aftësitë e saj ushtarake në det, në tokë dhe në ajër.
“Ushtria finlandeze mund të mobilizojë 280,000 trupa brenda 30 ditësh. Këta janë njerëz të trajnuar, dhe përveç tyre, ata kanë edhe një grup më të madh rezervistësh. Ata kanë pajisje shumë të mira dhe me vite kanë bashkëpunuar shumë mirë me Suedinë dhe me disa vende të NATO-s, përfshirë Shtetet e Bashkuara”, thotë Michel.
SHIKONI EDHE: Ekspertët ligjorë: Putin mund të paditetSuedia, në anën tjetër, nuk ka kufi të drejtpërdrejtë me Rusinë. Por, nëse edhe ajo do t’i bashkohej NATO-s, një gjë e tillë, sipas ekspertëve, do të lehtësonte operacionet e aleancës në Detin Baltik, pasi të gjitha vendet në bregdetin baltik do të ishin pastaj pjesë e aleancës perëndimore - me përjashtim të Rusisë.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se zgjerimi i NATO-s nuk do të sillte më shumë stabilitet në Evropë, ndërsa Dmitry Medvedev, anëtar i Këshillit të Sigurisë në Rusi, ka thënë se nëse Finlanda dhe Suedia i bashkohen NATO-s, Moska do të detyrohet të forcojë mbrojtjen e saj në Baltik, duke vendosur edhe armë bërthamore.
- Mariupoli: Si u shndërrua në varrezë një qytet i begatshëm
- Në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, satelitët efektivë janë të paktë
Wall, nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, thotë se kërcënimet e Rusisë duhet të merren seriozisht, por nuk beson se mund të ketë agresion të drejtpërdrejtë. Sipas tij, Finlanda dhe Suedia janë shënjestra më të vështira për Rusinë.
“Ne duhet t’i marrim të gjitha këto deklarata shumë seriozisht. Ne e kemi parë se çfarë është në gjendje të bëjë Rusia. Por, në të njëjtën kohë, Finlanda dhe Suedia nuk janë Ukrainë. Ato janë ushtri shumë të afta. Janë të lidhura ngushtë me NATO-n dhe janë një objektiv më i vështirë. Kjo është diçka që Rusia do ta marrë në konsideratë”, thotë Wall.
SHIKONI EDHE: CIA: Nuk mund të trajtohet “me lehtësi” kërcënimi rus për armët bërthamoreMichel thotë se kërcënimet e Rusisë nuk janë befasi as për NATO-n, as për autoritetet finlandeze dhe suedeze, dhe supozon se si mund të materializohen ato paralajmërime.
“Qeveria finlandeze, javën e kaluar, i ka paraqitur një raport Parlamentit për pasojat dhe për procedurat e anëtarësimit eventual në NATO. Aty thuhet shumë hapur se Rusia nuk do ta pranojë mirë këtë dhe se mund të përpiqet të bëjë një sërë aktivitetesh. Këto mund të jenë aktivitete hibride”.
“Për shembull, rusët, sikurse edhe më parë, mund t’i shtyjnë migrantët përtej kufirit, sepse ka një kufi të gjatë tokësor midis Finlandës dhe Rusisë - mbi 800 milje. Javëve të fundit ka pasur edhe disa fluturime të Rusisë mbi hapësirën ajrore finlandeze. Kjo ka ndodhur herë pas here në të kaluarën dhe finlandezët kanë qenë shumë të shpejtë në përgjigje. Mund të ketë përpjekje edhe për ndërhyrje kibernetike”, thotë Michel.
SHIKONI EDHE: A është gati Rusia të përdorë armë bërthamore në Ukrainë?Duke komentuar kërcënimet e Moskës, Shtetet e Bashkuara - si fuqia më e madhe në NATO - kanë përsëritur se NATO-ja nuk është kërcënim për askënd që nuk e sulmon.
“Ne besojmë se dera e hapur e NATO-s është derë e hapur. I takon aleancës së NATO-s të vendosë. Vetëm aleanca e NATO-s mund të vendosë se si duket komuniteti i saj”, ka thënë zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price.
Nëse Finlanda dhe Suedia vendosin të aplikojnë për anëtarësim në NATO në javët e ardhshme, koha mund të përkojë me një samit të NATO-s, që pritet të mbahet në muajin qershor në Madrid. Në atë takim është paralajmëruar se do të hartohet një Koncept i ri Strategjik për të udhëhequr aktivitetet e NATO-s në dekadën e ardhshme.