Kryeministri i Finlandës, Petteri Orpo, tha se Rusia po përgatitet për “një konflikt të gjatë me Perëndimin”. Ai kërkoi që të ketë më shumë shpenzime dhe koordinim për mbrojtjen evropiane.
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha në një deklaratë të publikuar të mërkurën se hyrja e Finlandës dhe Suedisë në NATO ishte “një hap i pakuptimtë” dhe se Rusia do të vendosë trupa dhe sisteme të shkatërrimit në kufirin finlandez, pasi Finlanda t’i bashkohet aleancës.
Orpo i tha Parlamentit Evropain se “Rusia po përgatitet për një konflikt të gjatë me Perëndimin dhe përfaqëson një kërcënim ushtarak të përhershëm dhe thelbësor për Evropën”.
“Nëse ne, si një Evropë e bashkuar, dështojmë t’i përgjigjemi mjaftueshëm kësaj sfide, vitet e ardhshme do të jenë të mbushura me rrezik dhe kërcënim të një sulmi”.
SHIKONI EDHE: Putin: Rusia është e gatshme të përdorë armë bërthamoreOrpo, shteti i të cilit gjendet në kufi me Rusinë, u bëri thirrje 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që të rrisin shpenzimet e tyre për mbrojtje dhe tha se blloku evropian duhet të kujdeset për mbrojtjen e vet.
“Rusia nuk është e pamposhtur”, shtoi ai.
Gjatë deklarimit të tij, Putin po ashtu paralajmëroi Perëndimin se Rusia teknikisht është gati për një luftë bërthamore dhe nëse dërgohen trupa perëndimore në Ukrainë, do të shihej si përshkallëzim i madh i konfliktit.
Pushtimi i paprovokuar rus i Ukrainës tashmë ka hyrë në vitin e tretë dhe NATO-ja ka mohuar se synon që të dërgojë trupa në mbështetje të Kievit.