Finlanda nis ndërtimin e gardhit në kufi me Rusinë

Rajon kufitar i Finlandës.

Finlanda ka nisur të ndërtojë një gardh kufitar prej 200 kilometrave në kufi me Rusinë, për të rritur sigurinë.

Garda Kufitare ka thënë se gardhi do të jetë tri metra, me tela gjemborë në krye.

Finlanda është vendi i Bashkimit Evropian që ndan kufirin më të gjatë me Rusinë – 1.340 kilometra.

Aktualisht, kufijtë e Rusisë sigurohen vetëm përmes një gardhi të lehtë prej druri.

Finlanda ka vendosur të ndërtojë mbrojtjen e re, pas rritjes së numrit të rusëve që duan t’i ikin rekrutimit në vendin e tyre për të luftuar në Ukrainë.

Ky shtet nordik, po ashtu, është duke iu afruar anëtarësimit në NATO.

Pas nisjes së luftës në Ukrainë, më 24 shkurt të vitit të kaluar, Finlanda dhe Suedia kanë vendosur t’i bashkohen aleancës veri-atlantike sa më shpejt që është e mundur, duke i dhënë fund qasjes neutrale.

Mirëpo Helsiniki përballet me më pak probleme diplomatike sesa Stokholimi, pasi Qeveria finlandeze dëshiron të ecë përpara, para zgjedhjeve të përgjithshme që mbahen në Finlandë në muajin prill.

SHIKONI EDHE: Finlanda, më afër pranimit në NATO pa Suedinë

Vetëm Turqia dhe Hungaria ende nuk i kanë ratifikuar aplikimet e Finlandës dhe Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO.