Finlanda mbyll kufirin me Rusinë për shkak të emigrantëve
Rojet kufitare finlandeze shoqërojnë emigrantët në pikën kufitare ndërkombëtare në Salla, në veri të Finlandës, 23 nëntor 2023.
Kryeministri finlandez, Petteri Orpo, ka akuzuar Moskën se qëndron prapa shtimit jashtëzakonisht të madh të azilkërkuesve.
Një emigrant mbërrin në kufirin Raja-Josepi.
"Informacionet e inteligjencës, nga burime të ndryshme, na thonë se ka ende njerëz në lëvizje... Nëse kjo vazhdon, do të merren më shumë masa në të ardhmen e afërt," tha Orpo në një konferencë për media më 27 nëntor.
Emigrantët shoqërohen nga roje kufitare finlandeze ndërsa mbërrijnë në stacionin kufitar Raja-Josepi në Lapland, më 27 nëntor.
Sipas Rojës Kufitare finlandeze, rreth 900 azilkërkues nga vende si Afganistani, Kenia, Maroku, Pakistani, Somalia, Siria dhe Jemeni hynë në Finlandë nga Rusia gjatë nëntorit, që paraqet rritje të theksuar krahasuar me hyrjen e disa emigrantëve në ditë, një muaj më parë.
Një shenjë që tregon rrugën për në stacionin kufitar Raja-Josepi.
Helsinki akuzon Moskën se i ka dërguar emigrantët drejt kufirit në shenjë hakmarrjeje për vendimin e tij për të rritur bashkëpunimin në mbrojtje me Shtetet e Bashkuara, akuzë e cila mohohet nga Kremlini.
Emigrantët me biçikleta shoqërohen nga rojet kufitare finlandeze pranë pikës kufitare në Salla, më 21 nëntor.
Të dhënat e Gardës Kufitare dhe fotot nga mediat tregojnë se shumica e emigrantëve janë në të 20-at dhe 30-at e tyre, por disa janë familje me gra dhe fëmijë.
Shefi i stacionit kufitar, Kimmo Louhelainen, tregon një kontejner me biçikleta të konfiskuara, të cilat janë përdorur nga migrantët për të kaluar kufirin.
Finlanda, një vend me 5.6 milionë banorë, zemëroi Moskën kur iu bashkua NATO-s në prill, duke i dhënë fund neutralitetit ushtarak prej dekadash, pas pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia.
Stacioni kufitar Raja-Josepi. Finlanda pret ende rritje të numrit të emigrantëve, para mbylljes së pikës së fundit kufitare.
Kushtet për emigrantët që kalojnë nga Rusia në Finlandë mund të jenë të rrezikshme pasi temperaturat lëvizin ndërmjet -20 dhe -6 gradë Celsius, thotë Instituti Meteorologjik i Finlandës.
Me afrimin e solsticit dimëror, kohëzgjatja e ditës është pak më shumë se dy orë.
Një gardh në stacionin kufitar Raja-Josepi.