Festivali i Filmit në Venecia hap dyert në kohë pandemie

Një e ftuar merr pjesë në ceremoninë hapëse të edicionit të 77-të të Festivalit të Filmit të Veneciasdhe shfaqjes së filmit “Lacci”, që u mbajt më 2 shtator, në kohën e pandemisë COVID-19.

Drejtori i Festivalit Alberto Berbera (majtash) dhe drejtoresha e jurisë së këtij edicioni, aktorja Cate Blanchet gjatë arritjes në ceremoninë hapëse të festivalit.

Anëtarët e jurisë së edicionit të 77-të të Festivalit të Filmit të Venecias, kanë vendosur maska në fytyrë për t’u mbrojtur nga koronavirusi, teksa parakaluan në tepihun e kuq gjatë ceremonisë hapëse të festivalit më 2 shtator.

Regjisori spanjoll, Pedro Almadovar dhe aktorja britanike, Tilda Swinton – që të dy me maska në fytyrë – takohen me fansat dhe fotografët teksa dalin nga hoteli Excelsior. Ata më pas morën pjesë në shfaqjen e filimit “The Human Voice” që u shfaq në Festivalin e Venecias më 3 shtator. 
 

Aktori serb, Boris Isakoviq, regjisorja boshnjake Jasmila Zbaniq, aktorja serbe Jasna Duriçiq dhe aktori holandez Raymond Thirty, marrin pjesë në prezantimin e filmit “Quo Vadis, Aida”, më 3 shtator.

Një i ftuar merr pjesë në ceremoninë hapëse të festivalit më 2 shtator. Kjo ngjarje është e para që mbahet e hapur, në kohën e pandemisë së koronavirusit.

Taylor Hill merr pjesë në ceremoninë gala të edicionit të 77-të të Fesivalit Ndërkombëtar të Filmit në Venecia.

Aktorja italiane, Anne Foglietta arrin në plazhin Lido. Foglietta ka qenë nikoqire e ceremonisë hapëse më 2 shtator dhe pritet që ta udhëheqë edhe ceremoninë mbyllëse më 12 shtator.

Presidenti i Bienales, Roberto Cicutto ka marrë pjesë në ceremoninë hapëse të festivalit si dhe të shfaqjes së filmit “Lacci”.

Shikuesit në hollin e Palazzo del Cinema duke pritur nisjen e festivalit. Venecia, 2 shtator, 2020.

Drejtori i Festivalit të Kanës, Thierry Fremaux heq maskën teksa mban një fjalim në ceremoninë hapëse të Festivalit të Filmit të Venecias.

Presidentja e jurisë, aktorja Cate Blanchet, duke biseduar me anëtarët e tjerë të jurisë së këtij festivali, pak para nisjes së tij më 2 shtator.

Aktorja britanike, Tilda Swinton në tepihun e kuq, tregon para fotografëve çmimin për Arritje Jetësore.

Shikuesit ndjekin filmin “Molecole” të regjisorit Andrea Segre. Ky film u shfaq në Sala Darsena, të Festivalit të Venecias.

Një zyrtar policor kontrollon temperaturën e një gruaje, në hyrje të Fesitvalit të Venecias. Autoritetet kanë ndërmarra masa të ndryshme për të zvogëluar përhapjen e koronavirusit.

Një fans mban një maskë me portretin e aktores Cate Blanchett.

Një çift kalon me biçikletë pranë vendit ku mbahet Festivali i Venecias. Një mur prej druri është ngritur jashtë këtij objekti për të parandaluar njerëzit që t’i afrohen tepihut të kuq, ku parakalojnë pjesëmarrësit e këtij festivali.

Edicioni i 77-të i Festivalit të Filmit të Venecias është festivali i parë që po mbahet në kohën e pandemisë së koronavirusit. Pjesëmarrësit duhet të ndjekin rregulla strikte të sigurisë si mbajtja e maskave brenda, duhet të kontrollohen në skanerët që masin temperaturën dhe të mbajnë distancë fizike, që të ulet rreziku i infektimeve. Megjithatë, publiku është ndaluar që të jetë i pranishëm në tepihun e kuq dhe shumica e yjeve më të mëdhenj të filmit, pritet që të mos marrin pjesë. Edicioni i 77-të ka nisur më 2 shtator dhe pritet të përfundojë më 12 shtator.