Ulpiana Fest - ngjarja që synon promovimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës
Vajzat të veshura me kostume tradicionale duke pritur fillimin e performancës së tyre gjatë festivalit Ulpiana Fest, të mbajtur në Parkun Arkeologjik të Ulpianës, afër Prishtinës më 17 shtator 2023. Festivali është i pari i këtij lloji në Kosovë.
Ulpiana ishte një qytet i rëndësishëm romak në Ballkan dhe ishte pjesë e provincës romake të Dardanisë. Rëndësia historike e qytetit buron nga roli i tij si qendër e qeverisjes, tregtisë dhe kulturës romake në rajon.
Ulpiana Fest u mbajt më 16 dhe 17 shtator, u organizua nga OJQ-ja “ET-G” në bashkëpunim me Departamentin e Antropologjisë në Universitetin e Prishtinës, dhe financohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Një çift i veshur me kostume të Romës së lashtë, mbajnë pishtarë teksa performojnë gjatë shfaqjes "Justiniani dhe Theodora", pas gjatë Ulpiana Fest-it të mbajtur në Parkun Arkeologjik të Ulpianës afër Prishtinës, më 17 shtator 2023.
Në gushtin e vitit 2023, një ekip ekspertësh ndërkombëtarë dhe vendas zbuluan një mozaik i Perandorit Justinian (527–565 pas Krishtit) kushtuar gruas së tij Theodora Urbs Dardaniae (Qyteti i Dardanisë). Është një nga përkushtimet e pakta latine të çiftit perandorak në botën e vonë romake.
Festivali u ofron shikuesve dhe pjesëmarrësve mundësi të shohin nga afër copëza nga antikiteti duke përfshirë veshjet, recetat ushqimore, lojërat, si dhe zejet artizanale.
Një aktor i veshur me kostume të lashta romake duke mbajtur një pishtar gjatë shfaqjes "Justiniani dhe Theodora", në Parkun Arkeologjik të Ulpianës afër Prishtinës më 17 shtator 2023.
Burrat e veshur me kostume të lashta romake mbajnë pishtarë gjatë një shfaqjeje.
Ulpiana përbëhet nga mbetjet e strukturave të ndryshme romake dhe bizantine, duke përfshirë tempujt, bazilikat, banjat dhe muret e qytetit.
Një çift i veshur me kostume romake gjatë performancës së tyre në kuadër të festivalit Ulpiana Fest.
Një burrë i veshur me një kostum nga Roma e lashtë në prapaskenë para shfaqjes "Justiniani dhe Theodora".
Një çift, veshur si romakët e lashtë, mban në pishtarë gjatë shfaqjes "Justiniani dhe Theodora" në Festivalin Ulpiana pranë Prishtinës më 17 shtator.
Festivali dyditor i mbajtur në lokalitetin arkeologjik të Ulpianës u ofron pjesëmarrësve një pamje të rrallë të jetës në antikitet me interpretues, tryeza me ushqime, lojëra, valle dhe punime artizanale.
Festivali i mbajtur në Parkun Arkeologjik të Ulpianës ka karakter kulturor, historik dhe antropologjik.