Festivali i domateve skuq qytetin spanjoll
![](https://gdb.rferl.org/01000000-0a00-0242-a6ec-08dcc8033b58_w1080_r0_s.jpg)
Një pjesëmarrëse shtrihet në domatet e shtypura gjatë festivalit vjetor "La Tomatina" në Bunol, afër Valencias, Spanjë, 28 gusht 2024.
![](https://gdb.rferl.org/01000000-c0a8-0242-e3c3-08dcc8030be8_w1080_r0_s.jpg)
Tonelata me domate u vendosën në mes të pjesëmarrësve të festivalit që tashmë është pjesë e kulturës së qytetit spanjoll, Bunol.
![](https://gdb.rferl.org/01000000-0a00-0242-58d0-08dcc802f27f_w1080_r0_s.jpg)
Një pjesëmarrës i festivalit duke qëndruar në mes të rrugës së mbuluar me domate të shtypura.
![](https://gdb.rferl.org/01000000-c0a8-0242-ecda-08dcc80339cf_w1080_r0_s.jpg)
Disa banorë kanë zgjedhur të jenë vetëm spektatorë duke shikuar "betejën" nga një dritare, që nuk u ka shpëtuar goditjeve me domate.
Një pjesëmarrës i zhytur në pure domatesh...
Mes dy taborësh, dikush po e shijon lojën i shtrirë në mes të rrugës së mbuluar me domate të shtypura.
Ngjarja e përvitshme mbahet të mërkurën e fundit të muajit gusht.
Gjatë festivalit përdoren vetëm domate të kuqe, të pjekura shumë dhe të buta në mënyrë që të mos lëndohet askush.
Pjesëmarrësit duke hedhur domate drejt njëri-tjetrit.
Fytyra e një pjesëmarrësi e mbuluar me pure domatesh...
Disa pjesëmarrës duke bërë selfie pasi fillimisht ishin kujdesur për mbrojtjen e pajisjes së tyre teknologjike.
Pjesëmarrësit qëndrojnë mes rrugës së mbuluar me domatet e shtypura e mureve të spërkatura.
Në mesin e turmës së festivalit, shihet një pjesëmarrës me flamurin palestinez.