"Toka largohet nga ti": Fluturimi me balona mbi Alpet zvicerane
Festivali plot ngjyra i balonave me ajër të nxehtë në Chateau-d'Oex në Zvicër zhvillohet përgjatë nëntë ditëve dhe përfshin shfaqje nate, fluturime me balona, gara sportive dhe një ditë për fëmijë.
Një balonë duke fluturuar mbi shtëpitë në një fushë gjatë Festivalit të 44-të Ndërkombëtar të Balonave me ajër të nxehtë në Zvicër.
Një pamje e bukur e Alpeve zvicerane teksa një balonë ngjyrë vjollcë fluturon në qiellin sipër tyre.
Dy balona me ajër të nxehtë duke fluturuar mbi Gstaad, pranë Chateau-d'Oex në Zvicër.
Një pamje nga lart e balonave me ajër të nxehtë teksa fluturojnë mbi një vendbanim, gjatë festivalit.
Shtatëdhjetë e pesë balona me ajër të nxehtë ishin pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Balonave Chateau-d'Oex që u mbajt nga 20 deri më 28 janar.
"Të jesh në gjendje të fluturosh mbi Alpe në lartësi mbi 2.700 metra është absolutisht magjepsëse”, tha piloti amerikan i balonave Eliav Cohen. "Toka largohet nga ti, më shumë se ti nga ajo".
I vendosur në një luginë alpine, qyteti është i njohur për erërat që e bëjnë fluturimin veçanërisht të mirë dhe mbresëlënës.
Një balonë në formë peshku u pa gjatë festivalit.
Balonat shumëngjyrëshe që fluturuan në qiellin mbi qytetin alpin zviceran Chateau-d'Oex magjepsën si fluturuesit që ishin lart në balona, ashtu edhe spektatorët.
Një balonë teksa fluturon mbi Alpet zvicerane me borë dhe re.
Pilotja Amanda Brodbeck përgatit balonën e saj gjatë Festivalit të 44-të Ndërkombëtar të Balonave me ajër të nxehtë në Chateau-d'Oex, Zvicër.
Pilotja Brodbeck duke fryrë me ajër të nxehtë balonën e saj për fluturim gjatë Festivalit.
Disa balona shumëngjyrëshe duke u ngritur mbi një peizazh fshati. Balonat lëvizin në drejtim të rrymës së erës.
Ajri i nxehtë që bën të mundur fluturimin e balonave. Balonat mbushen me ajër të nxehtë i cili ngrohet nga motori me gaz propani që ndodhet në grykën e balonës. Për t'u ulur balona, mjafton të ftohet ajri gradualisht.