Festivali i Dritave në Sarajevë
Në kopshtin botanik të Muzeut Kombëtar të Bosnjë e Hercegovinës, janë ekspozuar disa instalacione audio-vizuale. Sipas organizatorëve të festivalit, qëllimi është ruajtja e trashëgimisë natyrore, etnografike dhe arkeologjike.
Në mesin e shumë skulpturave me drita është edhe ky simbol fluture.
Përveç fluturave prej dritave, kopshti pëbëhet edhe nga skulptura tulipanësh ndriçues.
Qytetarët e Sarajevës, Alen dhe Ajla Dorfer, e vizituan kopshtin me fëmijët e tyre.
"Unë besoj se diçka e tillë është absolutisht e nevojshme dhe se ne kemi pak ngjarje si kjo dhe mundësi për të parë diçka të tillë. Zakonisht, duhet të udhëtojmë para festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve për ta parë këtë në qytete të tjera të Bashkimit Evropian", tha Ajla Dorfer.
Simbolet e Muzeut Kombëtar të Bosnjë e Hercegovinës janë paraqitur në një format audio-vizual. Vizitorët mund të dëgjojnë tingujt që gjenden në natyrë.
Në shatërvanin që ndodhet në kopshtin e Muzeut Kombëtar shihen edhe zambakët.
Festivali i Dritave është i hapur deri në orën 22:00 dhe për shkak të atmosferës së krijuar, është zgjatur edhe orari i punës së Muzeut Kombëtar në Sarajevë.
Një shteg me tabela që përshkruajnë më tej objektet e ndriçuara. Fluturat e nga dritat janë pjesë e konceptit të parkut ndriçues.
Nga data 29 nëntor, vizitorët me biletë do të mund të vizitojnë ambientet e brendshme të muzeut.
Mbyllja e festivalit do të jetë në Ditën e Pavarësisë së Bosnje e Hercegovinës, 1 mars 2024.