Kazakët mbajnë festivalin ukrainas në mbështetje të viktimave të luftës

Përveç ushqimit ukrainas të rrugës, për ata që ishin të interesuar të provonin pjatën kombëtare, u përgatit një kavanoz i madh me borscht ukrainas.

"Fjalë për fjalë në ditën e dytë pas fillimit të luftës, kazakët morën nismën për grumbullimin e ndihmave për popullin e Ukrainës nga populli i Kazakistanit nën sloganin 'Ne jemi së bashku, Ukrainë' ", tha Valeria Samoylova, sekretare e shtypit e Ambasadës së Ukrainës, në Kazakistan.

“Më 8 prill dërguam dy kamionë me ndihma humanitare që do të arrijnë në Ukrainë në rrugë tokësore, duke anashkaluar Federatën Ruse. Sigurisht, ata do të duhet të udhëtojnë për dy deri tri javë", tha Samoylova. "Në total, rreth 170 ton ndihma humanitare u dërguan nga Kazakistani, duke përfshirë shtatë kamionë dhe shumë fluturime. Kështu që ne ndiejmë mbështetje të madhe dhe jemi shumë mirënjohës për këtë".

Ajo tha se ndihma dërgohet në Ukrainë kryesisht përmes Polonisë dhe Hungarisë.

Një burrë duke pozuar për një selfie me flamurin ukrainas.

Enët e punuara me dorë të prodhuara me ngjyrën blu dhe të verdhë sikurse flamuri i Ukrainës.

Një shembull i multi-kulturalizmit kazak, ku veshjet tradicionale ukrainase prodhohen në Uzbekistan.

“Nuk ka këmisha të qëndisura në përmasat tuaja. Gjithçka u mor dje”, i tha një shitëse një klienti. “Sot mund të blesh atë që ka mbetur. Ju mund të bëni një porosi, por ne nuk do ta sjellim atë menjëherë, sepse i bëjmë në Uzbekistan".

Portreti i presidentit rus, Vladimir Putin, i punuar nga artisti Almaty Murat Dilmanov me sloganin, "Kemel Zhemeleviç", një referencë për fjalimin e Putinit në janar, në të cilin ai nuk mund të kujtonte emrin e presidentit kazak, Qasym-Zhomart Toqaev, dhe në vend të kësaj tha "Kemel Zhemelievich".

Pjesëmarrësit u inkurajuan të shtonin kordele të verdha dhe blu për të krijuar një mozaik shumëngjyrësh.

Një grua me veshje me motive nga Ukraina 

Kurora lulesh shumëngjyrëshe u prezantuan gjatë festivalit ukrainas në Almati.

Kordele me ngjyrat e flamurit të Ukrainës të lidhura në një pemë që sapo ka çelë.

Pjesë e festivalit ukrainas në almati, Kasakistan, ishte edhe ky qenush.