Ukrainasi denoncon trupat ruse: M’i poqën 100 lopë

Your browser doesn’t support HTML5

Gjatë 21 ditëve të okupimit, një fermer në Ukrainë thotë se trupat ruse i shkaktuan dëme në vlerë prej 600.000 dollarësh amerikanë në pronën e tij, në Lukashivka, në rajonin e Çernhivit. Ai pohon se rreth 500 ushtarë rusë kanë pjekur pothuajse 100 lopë të tij për t’i ngrënë dhe i kanë vjedhur apo shkatërruar pajisje bujqësore. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)