Fermerët ukrainas rrezikojnë jetën e tyre, ndërsa afrohet kriza globale e ushqimit
Një automjet ushtarak i shkatërruar në një arë të minuar më parë në Çernihiv, në Ukrainën veriore, në fund të majit.
Në një sezon bujqësor në kushte normale, fermerët e Ukrainës do ta punonin tokën sipas kohës së të mbjellave. Tani, fermerët duhet të presin që të jenë të sigurt për të filluar mbjelljen -- shpesh edhe natën në errësirë që të mos vërehen. Vështirësitë, me të cilat përballen fermerët janë të shumta: mungesa të mëdha nafte, sulme me artileri, mina, mbetje të automjetesh të djegura në arat e tyre dhe mungesa e personelit.
Fermerët duke punuar në një arë pranë Soledarit në Ukrainën lindore, më 6 qershor.
Para luftës, Ukraina eksportonte më shumë se 5 milionë tonelata drithëra në muaj, pjesa dërrmuese e të cilave kalonte nëpër portet e saj të Detit të Zi. Luftanijet ruse i kanë bllokuar ato porte, duke i bërë të pamundura dërgesat dhe duke vënë në rrezik furnizimet globale të ushqimit dhe sektorin bujqësor të Ukrainës.
Një traktor i djegur nga një sulm rus shihet brenda një magazine në një fermë drithi në Çerkaska Lozova, afër Harkivit, më 28 maj.
““Është një situatë pothuajse groteske ajo që shohim aktualisht në Ukrainë, me afro 25 milionë tonë metrikë grurë që mund të eksportohen, por që s'po mund të largohen nga vendi thjesht për shkak të mungesës së infrastrukturës, bllokimit të porteve”, tha Josef Schmidhuber, zëvendësdrejtor në Organizatën e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë.
Ukraina, fqinjët e saj dhe BE-ja, tani po përpiqen të gjejnë rrugë të tjera për të çuar grurin ukrainas në tregje, me hekurudhat që duken si opsion praktik, pavarësisht shumë sfidave logjistike.
Fermeri Oleksandr Novikov, 58 vjeç, vëzhgon dëmin e shkaktuar në fermën e tij në Vilhivka, afër Harkivit, më 11 maj.
Forcat ruse janë akuzuar për plaçkitjen e drithërave dhe shitjen e tyre në vende të tjera, shkatërrimin e arave dhe vrasjen e bagëtive në një përpjekje të qëllimshme për të dëmtuar fermerët ukrainas gjatë pushtimit të Ukrainës.
Tymi nga granatimet ngrihet në horizont, ndërsa fermerët shihen duke mbjellë kulturën e lulediellit në një fushë në Çerkaska Lozova, afër Harkivit, në fund të majit.
Sipas vlerësimeve të FAO-s, përveç 720 deri në 811 milionë njerëzve që po përballeshin me urinë kronike në vitin 2020, lufta e Rusisë në Ukrainë rrezikon të rrisë -- me 7,6 milionë në 13,1 milionë -- numrin e njerëzve të kequshqyer më 2022 dhe 2023. Jordania, Jemeni, Izraeli dhe Libani janë ndër vendet më të rrezikuara, pasi ato mbështeten shumë në importet e mallrave bazë nga Rusia dhe Ukraina.
Një punëtor ferme duke dalë nga një krater i shkaktuar nga granatimet në Çerkaska Lozova.
Shërbimi i Kërkimeve Parlamentare Evropiane raporton se Rusia dhe Ukraina furnizojnë më shumë se gjysmën e importeve të drithërave në Afrikën veriore dhe Lindjen e Mesme, ndërsa vendet në Afrikën Lindore importojnë 72 për qind të drithërave të tyre nga Rusia dhe 18 për qind nga Ukraina.
A satellite image of Lyman, Ukraine, shows artillery craters in fields and destroyed buildings in late May.
According to the FAO, 50 countries rely on Russia and Ukraine for at least 30 percent of their wheat imports. In the Middle East and North Africa, these countries include Lebanon, Egypt, Libya, Oman, Saudi Arabia, Yemen, Tunisia, Iran, Jordan, and Morocco.
Një predhë ruse shihet në një arë pranë Soledarit në Ukrainën lindore më 6 qershor.
Më 29 prill, Ministria e Bujqësisë e Ukrainës raportoi se gati 30 për qind e tokës bujqësore të vendit tani është e pushtuar, e pasigurt ose e pamundur për t'u kultivuar. Çmimet e bukës janë rritur në disa nga vendet më të varfra dhe më të cenueshme të botës si rezultat i pushtimit rus në Ukrainë.
Fermerët kanë hequr një predhë të pashpërthyer nga arat e tyre pranë fshatit Hrihorivka, Zaporizhia, në Ukrainën lindore, në fillim të majit.
Drejtori Ekzekutiv i Programit Botëror të Ushqimit, David Beasley, paralajmëroi: "Kur një vend që është shporta e bukës në botë, bëhet vendi me radhën më të gjatë të pritjes për bukë në botë, ne e dimë se kemi një problem". Ai shtoi se dështimi për të hapur portin e Ukrainës në Odesa është një shpallje lufte ndaj sigurisë globale të ushqimit, duke rezultuar në zi buke, destabilizim dhe migrim masiv në mbarë botën.
Rusia ka thënë se do ta heqë bllokadën nëse hiqen sanksionet perëndimore, një kërkesë që ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, e ka cilësuar si një përpjekje për "shantazh".