Fëmijët e Gazës përballë brutalitetit të luftës
Një vajzë me gjërat e saj shihet në zonën e spitalit Al-Ahli ku qindra palestinezë u vranë në një shpërthim, për të cilin zyrtarët izraelitë dhe palestinezë fajësuan njëri-tjetrin. Palestinezët që u larguan nga shtëpitë e tyre, po strehoheshin në këtë spital mes konfliktit të vazhdueshëm me Izraelin, në Qytetin e Gazës, 18 tetor 2023.
Një ndihmësmjek pasi ka nxjerrë një fëmijë palestinez të lënduar nga një shtëpi e shkatërruar nga sulmet izraelite, në Khan Younis në Rripin jugor të Gazës, 17 tetor 2023.
Një foshnje palestineze e plagosur në sulmet izraelite duke u trajtuar në një spital në Khan Younis, Rripi i Gazës m 14 tetor 2023.
Një punonjës mjekësor bart një fëmijë të lënduar në një sulm izraelit në Khan Younis, në Rripin jugor të Gazës, 19 tetor 2023.
Një burrë palestinez mban një vajzë të plagosur në vendin e sulmeve izraelite, në Khan Younis në Rripin jugor të Gazës, 14 tetor 2023.
Një burrë duke mbajtur në krahë një fëmijë të vogël pas sulmeve izraelite, në Khan Younis në Rripin jugor të Gazës, 14 tetor 2023.
Një vajzë palestineze duke qarë ndërsa shihet e lënduar si pasojë e sulmeve izraelite, në Khan Younis, Rripi i Gazës, 14 tetor 2023.
Fëmijët palestinezë, të cilët u larguan nga shtëpia e tyre mes sulmeve izraelite, strehohen në një qendër të drejtuar nga Kombet e Bashkuara, pas thirrjes së Izraelit për më shumë se 1 milion civilë në Gazën veriore që të zhvendosen në jug, në Khan Younis, Rripi i Gazës, 18 tetor 2023.
Babai i Alma Al Majayda, tre vjeçe, e vrarë në sulmet izraelite, përqafon trupin e saj gjatë funeralit, në Khan Younis, 19 tetor 2023.
Disa djem duke mbajtur një vajzë palestineze të plagosur, e cila u shpëtua nga rrënojat e një shtëpie pasi ajo u godit nga sulmet izraelite, në Khan Younis, më 14 tetor 2023
Një burrë mban një fëmijë të plagosur në vendin e një sulmi izraelit në Khan Younis, më 19 tetor 2023.
Një burrë mban trupin e një fëmije palestinez të vrarë në sulmet izraelite, ndërsa prapa tij shihen njerëzit duke qarë, në Khan Younis më 17 tetor 2023.
Një fëmijë duke u luhatur mes ndërtesash të shkatërruara nga një sulm izraelit, në Khan Younis më 19 tetor 2023.
Një djalë i vogël palestinez duke qarë pasi sulmet izraelite goditën shtëpitë në Rafah, në Rripin e Gazës, 17 tetor 2023.
Një burrë mban një vajzë palestineze të plagosur ndërsa një grua reagon duke qarë mes muresh të nxira nga tymi si pasojë e sulmeve izraelite në Khan Younis, në Rripin e Gazës, 11 tetor 2023.
Palestinezët me shtetësi të dyfishtë të mbledhur jashtë pikës kufitare të Rafahut me Egjiptin me shpresën për të marrë lejen për t'u larguar nga Gaza, në mes të konfliktit të vazhdueshëm izraelito-palestinez. Rafah, Rripi jugor i Gazës, 16 tetor 2023.
Një mjek vrapon drejt një ambulance ndërsa në duar mban një fëmijë palestinez të plagosur, në Gaza, 9 tetor 2023.
Një fëmijë pushon ulur në valixhe. Palestinezët me shtetësi të dyfishtë janë mbledhur jashtë pikës kufitare Rafah me Egjiptin me shpresën për të marrë leje për t'u larguar nga Gaza, në mes të konfliktit të vazhdueshëm izraelito-palestinez, në Rafah në Rripin jugor të Gazës, 16 tetor 2023.