Katër fëmijë të lënduar në sulmin me thikë në Francë

Deputetët në parlamentin francez mbajnë një minutë heshtje pas sulmit në Annecy, 8 qershor 2023.

Një burrë i armatosur me një thikë e sulmoi një grup të fëmijëve parashkollorë, që po luanin pranë një liqeni në Alpet franceze më 8 qershor, duke i lënë katër fëmijë dhe një të rritur të lënduar.

I dyshuari u arrestua në vendin e ngjarjes në qytezën Annecy pas sulmit të kryer rreh orës 9:45. Një burim nga Policia franceze i tha agjencisë së lajmeve AFP se i dyshuari u kishte thënë policëve se ai ishte një azilkërkues sirian.

Ministri i Brendshëm, Gerald Demanin, tha se i dyshuari ishte i arrestuar “falë reagimin të shpejtë të forcave të sigurisë”.

Dy prej fëmijëve – që besohet se janë trevjeçarë – dhe i rrituri janë në gjendje kritike dhe po luftojnë për jetë në spital, tha një burim nga institucionet e sigurisë për AFP.

Zyrtarët lokalë kishin raportuar më parë se gjashtë fëmijë dhe një i rritur kishin mbetur të lënduar.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e dënoi krimin dhe tha se e gjithë Franca është e shokuar.

“Po mendojmë për ta, si dhe për familjet e tyre dhe për shërbimet e emergjencës”, tha ai në Twitter.

SHIKONI EDHE: Europol: Terrorizmi mbetet kërcënim për BE-në

Një minutë heshtje

Zyra e kryeministres së Kosovës, Elisabeth Borne, bëri të ditur se ajo do ta vizitonte vendin e ngjarjes, ndërsa deputetët e parlamentit mbajtën një minutë heshtje pas lajmit për sulmin e bërë në Annecy.

“Ka fëmijë shumë të rinj në gjendje kritike dhe po ju ftoj për një minutë heshtje për ta, për familjet e tyre”, tha kryetarja e parlamentit, Rael Braun-Pivet.

“Shpresojmë që pasojat e këtij sulmi tejet serioz nuk janë pasoja që do ta dërgojnë vendin në zi”, shtoi ajo.

Identiteti i sulmuesit është ende duke e verifikuar nga forcat e sigurisë dhe nuk ëhstë konfirmuar.

Franca ka qenë cak i sulmeve ekstremiste gjatë dekadës së fundit, përfshirë atë të vitit 2015 ndaj revistës Charlie Hedo, sulmin e të njëjtin vit në stadiumin kombëtar dhe sallën e koncerteve në Paris, si dhe sulmin në Nicë në vitin 2016.

SHIKONI EDHE: Franca do të ndërtojë memorial për viktimat e terrorizmit

Së fundi, në vitin 2010, prerja e kokës së një mësuesi pranë shkollës së tij në një lagje të Parisit e kishte çuar vendin në një debat kombëtar për ndikimin e islamit radikal në zonat e varfra të vendit.

Annecy është një qytet i vogël në Alpet franceze, me 135 mijë banorë dhe rreth 30 kilometra në jug të Gjenevës së Zvicrës.