Familjet shpejtojnë drejt Poltavës pas sulmit vdekjeprurës rus
Your browser doesn’t support HTML5
Të pikëlluar të afërmit u mblodhën para një morgu në qytetin e Poltavës, në Ukrainë, më 4 shtator, në përpjekje për të identifikuar viktimat e një sulmi ajror që Rusia e ndërmori një ditë më herët. Më shumë se 50 njerëz u raportua të jenë vrarë dhe mbi 270 të tjerë u tha të jenë plagosur nga sulmi ndaj një qendre stërvitore ushtarake. Shpëtimtarët ende po kërkojnë mes rrënojave për të mbijetuar të mundshëm. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ekrem Fazliu)