Familjarët pa lajme pas aksidentit në Bullgari

Your browser doesn’t support HTML5

Të afërmit e familjarëve të personave të aksidentuar në Bullgari u mblodhën para agjencisë turistike Besa Trans në Shkup, për të kërkuar më shumë informata. Autobusi i kësaj agjencie u kaplua nga zjarri më 23 nëntor. Së paku 46 persona mbetën të vdekur. Në orët e pasdites të 23 nëntorit, Besa Trans shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimave dhe tha se kompania po bashkëpunon me organet kompetente të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut në mënyrë që të zbulohet shkaku i aksidentit.