Disa rrjete sociale nuk po funksionojnë në shumë vende të botës

Logot e disa rrjeteve sociale.

Facebook dhe platformat e tij Instagram dhe WhatsApp nuk po funksionojnë në disa pjesë të botës të hënën pasdite. Gjithashtu në Kosovë është raportuar për probleme në qasje.

Edhe sistemet e brendshme të Facebook-ut që përdoren nga punonjësit kanë dalë jasht funksionit.

Facebook ndërkohë tha se ishte "i vetëdijshëm se disa njerëz kanë probleme" dhe se po angazhohet për të rivendosur qasjen.

Kompania nuk ka treguar se çfarë e ka shkaktuar ndërprerjen.

Është normale ndonjëherë që faqet e internetit dhe aplikacionet të kenë ndërprerje, megjithëse problemet një në shkallë globale janë të rralla.

Përdoruesit në SHBA dhe Evropë raportuan se nuk ishin në gjendje të hynin në Facebook.

Pas çrregullimeve aksionet e Facebook ranë për 5.5% pasditen e së hënës.

Ndërkohë Twitter përmes një postimi në llogarinë e tij përshëndeti përdoruesit me një dozë sarkazme.

“Përshëndetje, në kuptimin e plotë të fjalës: të gjithëve”.

Nuk vonoi shumë dhe platforma e Facebook-ut, Whatsapp, ia ktheu përshëndetjen.

Gazetarja e rrjetit televiziv amerikan CNN, Hala Gorani, bëri një pyetje interesante:

“O Zoti im, a do të duhemi që tani të telefonojmë njerëzit”, shkroi ajo.

Facebook ka pasur ndërprerje të ngjashme edhe në muajin në mars dhe korrik.