Evakuime në Ukrainë mes bombardimeve dhe frikës nga ripushtimi

Bombardime të vazhdueshme mund të dëgjohen në qytezën e Vovçanskut dhe shumë banorë po përpiqen të ikin sa më parë. Ata thonë se kanë frikë jo vetëm nga bombardimet, por edhe nga ripushtimi prej ushtarëve rusë.

Evakuimi i baniorëve nga Vovçansku dhe fshatrat e afërta, në rajonin e Harkivit, më 12 maj.

Jo të gjithë banorët po nguten për t'u larguar. Marusya, banore e Vovçanskut, ka vendosur të qëndrojë, pavarësisht avancimit të ushtrisë së Rusisë.
"S'kam ku të shkoj, dhe s'kam askënd që të më presë", tha ajo.

Një grua e moshuar duke qarë para evakuimit nga qyteza. "Çfarë po bëjnë ata?", pyeti ajo, teksa zhurma e artilerisë dëgjohej në largësi.
E moshuara ukrainase duke hipur në një automjet për evakuim.
Alla dhe nëna e saj brenda një minibusi, në pritje për t'u evakuuar.
Alla tha se shpreson të kthehet në shtëpi sa më shpejt të jetë e mundur.
Edhe kafshët shtëpiake, sikurse ky qen, prisnin të evakuoeshin nga Vovçansku.
Dy ukrainase duke qarë para evakuimit.
Kjo familje u evakuua nga fshati Sinelnikove, pranë Vovçanskut. Gruaja tha se i kanë mbijetuar pushtimit rus dhe i kujtojnë tmerret e tij. E brengosur për fëmijët e saj, ajo tha se ka vendosur të ikin nga shtëpia e tyre.
Një grua duke qarë brenda një autobusi.