Evakuime masive pas shkatërrimit të digës ukrainase
Banorja vendëse, Tetyana, duke mbajtur kafshët e saj shtëpiake, qentë Tsatsa dhe Chunya, teksa qëndronte brenda shtëpisë së saj të përmbytur në qytetin-port ukrainas Herson, më 6 qershor.
Banorët lokalë duke u përpjekur të ngasin biçikletat e tyre nëpër një rrugë të vërshuar në Herson.
Një grua duke lëvizur nëpër një rrugë të përmbytur në Herson.
Qyteti, i cili para luftës numëronte gati 300 mijë banorë, tani po përballet me një katastrofë të re humanitare. Shumica e infrastrukturës së Hersonit është shkatërruar gjatë një okupimi tetëmuajsh rus.
Një banor duke bërë gjeste teksa lëvizte nëpër një zonë të vërshuar në Herson.
Kievi e ka akuzuar Moskën se e ka hedhur në erë digën e madhe të kohës sovjetike mbi lumin Dnjepër, në atë që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka quajtur akt “terrorizmi”.
Banorët duke pritur për një tren evakuimi në stacionin hekurudhor në Herson.
Rusia ka thënë se Ukraina ka kryer “sabotim të qëllimshëm” të digës Nova Kahovka. Nuk ka qenë e mundur të verifikohet se çfarë ka ndodhur.
Autoritetet ukrainase kanë thënë se dhjetëra mijëra njerëz tashmë janë evakuuar. Brenda orëve, nivelet e ujit janë ngritur për 10 deri në 12 metra, kanë treguar ata.
Njerëz duke hipur në një tren evakuimi në stacionin hekurudhor në Herson.
Një pamje e vërshimeve afër urës së shkatërruar Antonivski, në periferinë e Hersonit.
Banorët duke shikuar zonën e përmbytur pjesërisht, teksa niveli i ujit ngrihej në Herson.
Punonjësit e shpëtimit duke iu ndihmuar banorëve të evakuuar nga vërshimet.
Një çift dhe macja e tyre kruspullohen për t’u ngrohur nën një batanije, pas evakuimit të tyre.
Iryna Sokeryna duke mbajtur vajzën e saj, Liubov Sokeryna, teksa fshiheshin nga bombardimet ruse, gjatë evakuimit nga një lagje e përmbytur në Herson.
Evakuimi i banorëve ka vazhduar edhe në orët e vona.