Lufta në Ukrainë dhe evoluimi i Euromaidanit
Protestuesit mbajnë flamunj të Ukrainës dhe Bashkimit Evropian gjatë një proteste në mbështetje të integrimeve evropiane në qendër të Kievit, më 21 nëntor 2013.
Një protestues në Sheshin e Pavarësisë në Kiev, më 24 nëntor 2013, merr pjesë në protestën më të madhe që nga Revolucioni i Portokalltë më 2004, në kryeqytetitn ukrainas.
Rreth orës 4 në mëngjes, më 30 nëntor 2013, ushtarë të policisë speciale, me dhunë i shpërndanë aktivistët e Euromaidanit që kaluan natën në Sheshin e Pavarësisë.
Kjo dhunë nga ana e policisë, nxiti protesta ditën e nesërme në Kiev. Më 1 dhjetor, protestuesit u kthyen në shesh dhe u përleshën me autoritetet e rendit.
Protestuesit ndeshen me policinë gjatë një proteste masive të opozitës, më 1 dhjetor 2013.
Protestuesit e Euromaidanit të mbledhur në qendër të Kievit më 8 dhjetor 2013.
Protestuesit pro-evropianë duke fjetur në Sallën e Qytetit të Kievit më 7 dhjetor 2013. Mijëra protestues u mbledhën në Kiev duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme. Ata bllokuan ndërtesën e kabinetit të ministrave dhe administratën e qytetit, ku edhe ngritën flamurin e BE-së.
Njerëz duke qëndruar përreth bustit të Vladimir Leninit, i cili u rrëzua nga protestuesit gjatë një proteste të organizuar nga mbështetësit e integrimeve evropiane, Kiev, 8 dhjetor 2013.
Protestues pro-evropianë duke qëndruar pranë barrikadave të ndërtuara për të bllokuar rrugën për në Sheshin e Pavarësisë në Kiev, 9 dhjetor 2013.
Policia e protestave shembën një barrikadë të bërë nga protestuesit në Kiev, në mbrëmjen e 11 dhjetorit. Protestuesit me ngulm refuzuan të largoheshin.
Liderët e opozitës së Ukrainës Arseniy Yatsenyuk dhe Vitali Klitschko u flasin protestuesve në Sheshin e Pavarësisë, më 29 dhjetor 2013.
Pro-evropianët e Ukrainës festuan Vitin e Ri në Sheshin e Pavarësisë së Kievit, më 1 janar 2014.
Parlamenti i Ukrainës voton për ligje anti-protesta, gjë e cila ngjalli edhe një valë tjetër protestash, më 16 janar 2014.
Protestuesit pro-BE përleshen me policinë e Ukrainës më 19 janar 2014.
Protestë e dhunshme në qendër të Kievit, 22 janar 2014.
Qytetarë mbledhen në një rrethinë ku po përlesheshin protestuesit pro-evropianë me policinë, Kiev, 23 janar.
Tendat e protestuesve anti-qeveritarë shihen në Sheshin e Pavarësisë të Kievit, derisa temperaturat kishin rënë në minus 19 gradë celsius, më 30 janar.
Në këtë fotografi të marrë nga një video e Radios Evropa e Lirë, shihen persona të sigurisë ukrainase të cilët mbajnë në duar armë si kallashnikovë dhe snajperë, gjatë konfrontimeve me protestuesit në Kiev, më 20 shkurt, 2014. Në këtë ditë, besohet se dhjetëra protestues janë vrarë nga të shtënat.
Prestuesit qëndrojnë prapa barrikadave që u dogjën gjatë një përleshjeje në Kiev, më 20 shkurt.
Në këtë foto shihen protestuesit duke u djegur, pasi iu vu zjarri barrikadave në Kiev, më 20 shkurt. Numrat nuk janë të saktë, por aktivistët e Euromaidanit thonë se rreth 100 protestues u vranë gjatë protestave anti-qeveritare.
Fotografi të njerëzve që u vranë gjatë protestave në Kiev, shihen të ngjitura në një urë, teksa punonjësit komunalë pastrojnë barrikadat në Sheshin e Pavarësisë, më 11 gusht 2014. Qendra e kryeqytetit të Ukrainës u rihap pasi qytetarët pastruan rrugët qëndrore dy ditë më parë.