Fytyrat e Euro 2024: Tifozë nga e gjithë Evropa tregojnë ngjyrat e tyre

Gëzimi i madh i tifozëve shqiptarë pas golit më të shpejtë të shënuar në kampionat evropian dhe epërsisë së Shqipërisë ndaj Italisë me 1:0. Megjithatë, në fund u gëzuan tifozët italianë. Shqipëria humbi 2:1.

Një tifoz shqiptar dhe një tifoze kroate, të veshur me ngjyrat e flamujve të kombëtareve të veta, bëjnë një fotografi së bashku jashtë stadiumit, para ndeshjes Shqipëri - Kroaci.

Dy tifoze të kombëtares së Gjermanisë me fytyra të lyera me ngjyrat e flamurit brohorasin për ekipin e tyre i cili doli fitues me rezultat 2-0 kundër Hungarisë. 

Një foto e përbashkët e tifozëve të Belgjikës dhe të Sllovakisë para fillimit të ndeshjes, të cilën Sllovakia e fitoi me rezultat 1:0.

Tifozët e Portugalisë janë gëzuar në fund të ndeshjes me Çekinë, të cilën kombëtarja e tyre e fitoi me rezultat 2:1.

Tifozët e Belgjikës duke brohoritur në përkrahje të kombëtares së tyre në duelin me Sllovakinë.

Një tifoz i Polonisë para fillimit të ndeshjes me Holandën.

Një tifoz kreativ i Francës në ndeshjen me Austrinë.

Një tifoz i lumtur i Sllovakisë pas fitores së kombëtares së tij ndaj Belgjikës me rezultat 1:0.

Edhe djem të vegjël tifozë u panë në tribuna për të përkrahur kombëtaren daneze.

Reagimi i një tifozi të Serbisë pas humbjes së kombëtares së tij nga Anglia me 1:0.

Tifozët italianë patën arsye për t'u gëzuar, pas fitores 2:1 të Italisë ndaj Shqipërisë.

Mosha nuk është e rëndësishme kur mbështet kombëtaren tënde. Një tifoze në moshë e Austrisë në ndeshjen me Francën.

Mbështetje e madhe për kombëtaren e Ukrainës, brenda dhe jashtë stadiumit, në ndeshjen ndaj Rumanisë, të cilën rumunët e fituan bindshëm.

Tifozë të Kroacisë dhe Spanjës bashkë në tribuna. Spanja fitoi 3:0 në këtë ndeshje interesante.

Në ndeshjen ndërmjet Anglisë dhe Serbisë, në tribunë u panë edhe bashkëshortja dhe nëna e portierit të kombëtares angleze, Jordan Pickford.

Një tifoz i Turqisë para ndeshjes së kombëtares së tij me Gjeorgjinë.

Një tifoze e kombëtares së Gjermanisë, e cila luajti kundër Hungarisë.

Tifozët hungarezë me fytyra të ngjyrosura u fotografuan duke hyrë në stadium për të ndjekur ndeshjen ndërmjet Gjermanisë dhe Hungarisë.

Një grup tifozësh zviceranë të veshur njëjtë gjatë ndeshjes Skoci - Zvicër. 

Teksa po zhvillohet faza e grupeve e Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, ju sjellim disa nga fotot më interesante të tifozëve, të cilët treguan kreativitet në mbështetje të kombëtareve të e tyre. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)