Kritik ndaj qasjes së shteteve perëndimore është treguar presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogani cili akuzoi shtetet e perëndimit se po e bëjnë krizën Rusi-Ukrainë "më të rëndë".
Ai po ashtu kritikoi qasjen e presidentit amerikan Joe Biden për këtë çështje, në komentet e tij të publikuara nga mediat lokale.
"Për fat të keq, Perëndimi deri më tani nuk ka dhënë asnjë kontribut në zgjidhjen e kësaj çështjeje. Mund të them se ata vetëm po i përkeqësojnë gjërat," u tha Erdogan gazetarëve derisa po kthehej nga Ukraina, duke shtuar se presidenti amerikan Joe Biden "ende nuk ka qenë në gjendje të tregojë një qasje pozitive”.
Ndërkohë që diskutimet për krizën Ukrainë – Rusi janë ngritur në nivelin më të lartë, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është duke qëndruar në Kinë, ku ka marrë përkrahje nga udhëheqësit e këtij shteti.
SHIKONI EDHE: Ukraina: Trupat ruse në kufi, të pamjaftueshme për pushtim të plotëTë premten më 4 shkurt, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi se Bashkimi Evropian ka përgatitur një paketë të fuqishme të sanksioneve financiare për Rusinë.
Leyen tha se BE-ja ka bërë gati "një paketë të fuqishme dhe gjithëpërfshirëse sanksionesh financiare dhe ekonomike", nëse Rusia pushton Ukrainën.
"Kjo shkon nga kufizimi i qasjes në kapitalin e huaj tek kontrollet e eksportit, veçanërisht për mallrat teknike," tha Von der Leyen, duke shtuar se masat do ta bënin ekonominë ruse "edhe më të brishtë".
Von der Leyen tha se në kuadër të sanksioneve nuk mund të përjashtohet as projekti i shumëdiskutueshëm ruso-gjerman i gazit i njohur si “Nord Stream 2”.