Reuters
Lira turke është forcuar për 15 për qind të martën, pasi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka prezantuar planin, i cili, sipas tij, garanton depozitat në monedhën lokale kundrejt luhatjeve të tregut.
Valuta turke është tregtuar për gati 11 lira kundrejt dollarit amerikan në orët e para të mëngjesit të 21 dhjetorit.
Në një fjalim të mbajtur të hënën, 20 dhjetor, Erdogan ka thënë se një mori hapash do të lehtësojnë krizën me lirën, e cila e ka përcjellë Turqinë në javët e fundit.
Sipas tij, masat e reja do të inkurajojnë turqit që të ruajnë kursimet në lira dhe jo dollarë amerikanë.
Ai nuk ka dhënë hollësi sesi Qeveria do të financojë këtë iniciativë potencialisht të shtrenjtë.
Para njoftimit, lira ka pësuar rënie për 10 për qind dhe ishte tregtuar 18.4 kundrejt dollarit.
Sipas Asociacionit të Bankave Turke, rreth 1 miliard dollarë amerikanë janë shitur në tregje pas njoftimit të Erdoganit.
Your browser doesn’t support HTML5
Lira është përballur me nivele të ulëta historike këtë vit.
Nga muaji janar, lira turke është zhvlerësuar për gati 60 për qind.
Mirëpo kthesa e madhe është nxitur nga premtimi për garanci në depozita, masë që sipas Erdoganit do të shmangë konvertimin e kursimeve në valuta tjera.
“Ne jemi duke prezantuar një alternativë të re financiare për qytetarët që duan të shmangin shqetësimet e tyre nga rritja e shkallës së këmbimit kur flasim për kursimet”, ka thënë Erdogan pas një takimi me kabinetin e tij, duke mbrojtur politikën e tij për norma të ulëta të interesit, që besohet se ka shkaktuar zhvlerësimin e monedhës turke.
Ndonëse Qeveria e ka konsideruar rimëkëmbjen e lirës si fitore të madhe, ekonomistët e kanë konsideruar programin e tij ekonomik me norma të ulëta të interesit si të pamenduar mirë dhe kanë thënë se inflacioni – që aktualisht është 21 për qind – do të arrijë në 30 për qind vitin e ardhshëm.
SHIKONI EDHE: Erdogan zotohet për uljen e inflacionitNën presion nga Erdogani, Banka Qendrore ka ulur dukshëm normat e interesit prej muajit shtator.
Disa ekonomistë kanë thënë se masat e reja mund të jenë efektive përkohësisht dhe mund të mos e ndalin pafundësisht presionin e shitjes së lirës.
“Mund të ketë pasoja të rrezikshme”, ka thënë Refet Gurkaynak, udhëheqës i Departamentit të ekonomisë në Universitetin Bilkent në Ankara, në një përgjigje për agjencinë e lajmeve, Reuters.
SHIKONI EDHE: Kriza me lirën shihet si mundësi për të sfiduar ErdoganinJeffrey Halley, analist i lartë për tregje ka thënë se ende mbetet e paqartë si do t’i përballojë Qeveria masat e reja.
“Analizimi i masave të reja më ka bërë të mendoj sesi do të zbatohen këto masa, sidomos në periudhë kaq të shpejtë”.