Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha të mërkurën se Izraeli “nuk po sillet si një shtet por si një organizatë”, pasi ushtria izraelite po i vazhdon bombardimet pareshtur në Rripin e Gazës qëkur u sulmua nga Hamasi në fundjavë.
“Izraeli nuk duhet të harrojë se, nëse sillet si një organizatë dhe jo si një shtet, do të përfundojnë duke u trajtuar si e tillë”, tha Erdogan, duke i cilësuar si “metoda të turpshme” sulmet e ushtrisë izraelite në Gazën e mbipopulluar.
Të hënën, Izraeli njoftoi rrethimin e plotë të Rripit të Gazës, duke thënë se nuk do të lejonte futjen e ushqimit dhe karburanteve.
SHIKONI EDHE: Izraeli i vazhdoi bombardimet e pareshtura në Gaza gjatë natësMinistria e Shëndetësisë e Palestinës tha se 1.055 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 5.100 të tjerë janë plagosur nga bombardimet hakmarrëse të Izraelit në Rripin e Gazës.
Gati 60% e të plagosurve në Gaza janë gra dhe fëmijë, sipas saj.
Erdogani theksoi se “bombardimi i zonave civile, vrasja e civilëve, bllokimi i ndihmave humanitare dhe përpjekja për t’i paraqitur këto si arritje, janë veprime të një organizate dhe kjo të një shteti”.
Erdogani zakonisht e përdor fjalën “organizatë” kur flet për Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PPK), e cila cilësohet si grup terrorist nga Turqia dhe aleatët e saj perëndimorë.
Your browser doesn’t support HTML5
“Ne mendojmë se lufta duhet të ketë etikë dhe të dy palët duhet ta respektojnë këtë. Fatkeqësisht, këto parime po shkelen rëndë në Izrael dhe në Gaza”, tha ai, duke e dënuar “vrasjen e civilëve në territorin izraelit” dhe “masakrimin e njerëzve të pafajshëm në Gaza, të cilët përballen me bombardime të vazhdueshme”.
Ushtria izraelite tha të mërkurën se numri i përgjithshëm i të vrarëve në Izrael ka arritur në 1.200 dhe se më shumë se 2.700 njerëz janë plagosur që nga sulmi befasues i militantëve të Hamasit, të cilët i thyen barrierat kufitare dhe u futën në jug të Izraelit të shtunën.
SHIKONI EDHE: Izraeli grumbullon trupa këmbësorie në kufi me GazënForcat Izraelite njoftuan të mërkurën se e kanë rindërtuar barrierën përreth Gazës dhe se kanë dërguar trupa këmbësorie, artileri dhe mbi 300.000 rezervistë në afërsi të kufirit me të.
“Ata janë afër Rripit të Gazës duke u përgatitur ta ekzekutojnë misionin që u është dhënë nga Qeveria e Izraelit – dhe ky mision është për t’u siguruar se Hamasi në fund të kësaj lufte nuk do të ketë më ushtri me të cilën mund t’i kërcënojë apo vrasë civilët izraelit”, thanë Forcat Mbrojtëse të Izraelit të mërkurën.